Aktualitet

Rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë, hiqen komisionet për transfertat elektronike deri në 20 mijë lekë

Banka e Shqipërisë ka hequr komisionet për transfertat elektronike deri në 20 mijë lekë.
Featured image of article: Rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë, hiqen komisionet për transfertat elektronike deri në 20 mijë lekë Banka e Shqipërisë

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka miratuar ditën e djeshme rregulloren për heqjen e komisioneve bankare, për urdhër-pagesa të nisura në rrugë elektronike. Sipas rregullit të ri, për transferta deri në 20 mijë lekë, nuk do të aplikohen tarifa, ndërsa për atom bi 20 mijë lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat jo në rrugë elektronike.

Rregulloret miratojnë dhe heqjen e tarifave për bankat për urdhër transfertat e klientëve në lekë, të iniciuara në rrugë elektronike e që transmetohen në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH me vlerë deri në 20.000 lekë. Për këto lloj urdhërpagesash nuk duhet të aplikohen komisione bankare dhe për vlera mbi 20.000 lekë, komisionet bankare nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë jo elektronike”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

Në njoftim theksohet, se kjo nismë synon të mbështesë klientët dhe është vijim i politikave të BSH për të reduktimin e parasë fizike në ekonomi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky ndryshim vjen si rezultat i një sërë analizash dhe studimesh, aktesh ligjore e strategjisë së hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe të diskutuara e miratuara së bashku me sistemin bankar nëpërmjet Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Ai synon mbështetjen e klientëve të bankave dhe minimizimin e kostove për ta, në linjë me objektivat e Bankës së Shqipërisë për reduktimin e parasë fizike në ekonomi”, thuhet më tej në njoftim.

Njëkohësisht Këshilli Mbikëqyrës shqyrtoi edhe Raportin e Mbikëqyrjes për vitin 2019, i cili lidhet me funksionet e mbikëqyrjes bankare, aktivitetet kryesore të BSH në këtë fushë dhe zhvillimet në kuadrin ligjor dhe rregullativ. Raporti gjithashtu analizon ecurinë e sistemit bankarë, treguesit e tij dhe zhvillimet e sistemit nga ana sasiore dhe cilësore.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment