Aktualitet

Rregullat e reja për beqarët, ja si mund të shkoni në Gjermani tek partneri. Dokumentet që do iu kërkohen në kufi

Njoftimi për rregullat e reja është bërë nga TIA (Tirana International Airport), ku shkruan se ndryshimet vlejnë për gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani.
Featured image of article: Rregullat e reja për beqarët, ja si mund të shkoni në Gjermani tek partneri. Dokumentet që do iu kërkohen në kufi Aeroporti Nënë Tereza

TIRANË- Qeveria e Gjermanisë ka ndryshuar rregullat për hyrjen e emigrantëve të huaj. Në një vendim qeveria federale gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt”  përfshihet këtu edhe Shqipëria, për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani.

Njoftimi për rregullat e reja është bërë nga TIA (Tirana International Airport), ku shkruan se ndryshimet vlejnë për gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani.

NJOFTIMI I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

📌Rregullat e reja për hyrjen ne Gjermani për partnerët e pamartuar 👩️‍👨🇦🇱🇩🇪 📌Qeveria Federale Gjermane njofton se partnerët e pamartuar mund të hyjnë në Gjermani nga vendet e treta të cilat nuk janë në listën “e sigurt” – përfshihet këtu edhe Shqipëria – për vizita afatshkurtra te partneri që jeton në Gjermani (gjermanët, shtetasit e BE-së ose shtetasit e vendeve të treta me të drejtën e qëndrimit në Gjermani). Nëse personi në fjalë nuk ka pasaportë EU apo vizë gjermane, duhet të përmbushen kushtet e mëposhtme: 📌Çifti është në një marrëdhënie / partneritet afatgjatë dhe të dy partnerët janë takuar personalisht në Gjermani të paktën një here, ose çifti ka një vendbanim të mëparshëm të përbashkët në një vend tjetër deri vonë. 📌Dokumentet e mëposhtme duhet të paraqiten për hyrjen në Gjermani si dëshmi:

1) Një ftesë nga personi që jeton në Gjermani, si dhe një kopje e dokumenteve të identitetit të personit që lëshon ftesën, 2) një deklaratë për ekzistencën e marrëdhënies, të nënshkruar nga të dy partnerët dhe duke përfshirë detajet e kontaktit të të dy partnerëve; 3) Dëshmi të tjera të përshtatshme për takimet e mëparshme personale, në veçanti pullat e pasaportave, dokumentet e udhëtimit / biletat e fluturimit ose një vendbanim të përbashkët në një vend tjetër; mund të sigurohen edhe dokumente shtesë siç janë fotot, postimet në media sociale, korrespondenca postare / emaili etj. 📌Pavarësisht nga kriteret e theksuara më lart, vendimi nëse lejohet hyrja është në diskrecionin e Policisë Federale Gjermane në kufi, thotë njoftimi zyrtar i shtetit gjerman. 📌Të gjithë udhëtarët duhet të ndjekin ende kërkesat e karantinës së shtetit përkatës federal të Gjermanisë, thuhet në njoftimin zyrtar te Qeverisë Federale Gjermane.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment