Sport

Rregullat anti-Covid, sektori i garave ndryshon oraret në Superiore…

Ndryshimet e orareve në lëvizjeve, në betejën kundër kronavirusit, e kanë detyruar edhe FSHF-në të rishikojë edhe oraret e zhvillimit te ndeshjeve të futbollit, duyke nisur nga java e 19-të në Superiore
Featured image of article: Rregullat anti-Covid, sektori i garave ndryshon oraret në Superiore…
Përditësuar:

TIRANE – Rregullat e reja në luftën kundër koronavirusi të vendosura nga Komiteti Teknik Shkencor, që kufizojnë lëvizjen e qytetarëve deri në orën 20:00, e kanë detyruar edhe sektorin e garave në FSHF të ndryshojë orartet e ndeshjeve të javës së 19-të të kampionatit të 82-të të Suporiores.

Për të qenë të saktë, kanë qenë vetëm oraret e dy takimeve që kanë pësuar ndryshime. Kësisoj, takimi i së premtes ndërmjet Teutës dhe Skënderbeut, që do të luhet në “Niko Dovana”, do të nisë në orën 16:00 dhe jo në orën 18:00, si ishte parashikuar.

Edhe takimi i së shtunës, i planifikuar për t’u luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të shtunën në orën 17:00, do të startojë në orën 14:00, ashtu siç do të nisin edhe takimet Bylis-Laçi, Kastrioti-Partizani dhe Tirana-Kukësi, orari i të cilave nuk ndryshon.

Ja kalendari i ndeshjeve të javës së 19-të të Superiores dhe oraret e tyre:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E premte, më 12 shkurt 2021
Teuta-Skënderbeu (ora 16:00)

E shtunë, më 13 shkurt 2021
Tirana-Kukësi (ora 14:00)
Bylis-Laçi (ora 14:00)
Kastrioti-Partizani (ora 14:00)
Vllaznia-Apolonia (ora 14:00)

B.T (Dosja.al)

Shto Koment