Bota

Rregullat anti-Covid në Itali për festa: ndalohet udhëtimi midis rajoneve, kinematë dhe teatrot do të mbyllen, qendrat tregtare do të jenë hapur  deri në orën 21:00

Në një deklaratë për mediat ai tha se këto masa do të jenë fuqi deri në 6 janar.
Featured image of article: Rregullat anti-Covid në Itali për festa: ndalohet udhëtimi midis rajoneve, kinematë dhe teatrot do të mbyllen, qendrat tregtare do të jenë hapur  deri në orën 21:00 Covid-19

ITALI-Kryeministri i Italisë, Giussepe Conte ka bërë të ditura masat anti-Covid që do të jenë në fuqi për festat e fundvitit. Në një deklaratë për mediat ai tha se këto masa do të jenë fuqi deri në 6 janar.

Masat e marra janë:

Ndalohet udhëtimi midis rajoneve nga 21 dhjetori deri në 6 janar, përveç personave që janë në punë.

Ndalohen udhëtimet midis komunave përveç personave që kanë punë ose probleme shëndetësore.

Dyqanet dhe qendrat tregtare do të jenë hapur deri në orën 21:00, për të zbutur praninë e blerësve.

Restorantet do të jenë hapur vetëm për drekë dhe jo më shumë se katër persona në tavolinë.

Baret do të jenë të hapura nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 18:00 të pasdites.

Festat rekomandohet të festohen vetëm me anëtarët e familjes.

Në 1 janar shtet-rrethimi do të zgjasë deri në orën 07:00 të mëngjesit dhe jo në 05:00

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Hotelet mund të qëndrojnë të hapura ndërsa restorantet brenda tyre jo.

Pikat turistike do të mbyllen deri në datën 6 janar.

Udhëtarët që do të festojnë për festa jashtë shtetit, kur të kthehen do të karantinohen për 14 ditë.

Shërbimet fetare do të kryhen herët në mënyrë që besimtarët të kthehen në shtëpi para shtet-rrethimit.

Deri në datën 15 janar do të zhvillohen ndeshje të nivelit të lartë.

Kinematë dhe teatrot do të mbyllën për festat e fundvitit.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Itali janë regjistruar 1,664,829 persona me Covid-19 ndërsa 58,038 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment