Bota

Rregull i ri në Angli, policia nuk mund të ndalojë asnjë person vetëm se dyshon se ka pirë lëndë narkotik

Oficerëve të policisë u është thënë që ata nuk mund të ndalojnë dhe të kërkojnë të dyshuarit vetëm duke ndjerë erë kanabisi.Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC) tha se aroma e kanabisit mbi një të dyshuar nuk ishte e mjaftueshme në vetvete për të justifikuar një ndalim dhe kërkim.
Featured image of article: Rregull i ri në Angli, policia nuk mund të ndalojë asnjë person vetëm se dyshon se ka pirë lëndë narkotik Ciklisti i ndaluar nga policia

ANGLI- Një rregull i ri është vendosur në Angli, për ndalimin e personave që dyshohen se mund të kenë pirë kanabis. Sipas DailyMail, oficerëve të policisë u është thënë që ata nuk mund të ndalojnë dhe të kërkojnë të dyshuarit vetëm duke ndjerë erë kanabisi.

Zyra e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC) tha se aroma e kanabisit mbi një të dyshuar nuk ishte e mjaftueshme në vetvete për të justifikuar një ndalim dhe kërkim. Ky vendim ka adhur, pas një ndalimin nga policia të Emmanuel Arthur, që u ndalua në Londër, pasi u dyshua se kishte pirë lëndë narkotike.  Ai ka treguar se është ‘ngacmuar dhe poshtëruar’ gjatë ndalimit dhe kërkimit.

Vendimi solli reagime midis oficerëve të rangut të lartë, të cilët besojnë se masa do të dekriminalizojë praktikisht kanabisin dhe do t’i pengojë ata ndërsa përpiqen të godasin shitësit e drogës. Ish-kryeinspektori i detektivit, Mick Neville ka reagaur për këtë vendim duke e cilësuar të padrejtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një kohë kur krimi po rritet, policia nuk ka nevojë për më pengesa për t’i ndaluar ata që synojnë përdoruesit e drogës dhe shitësit. Nëse një oficer nuhat kanabis mbi një person, atëherë kjo duhet të jetë arsye e mjaftueshme për të kryer një kontroll. Ne jemi duke arritur fazën kur përdoruesit e drogës mund të pinë duhan para policisë, duke e ditur shumë mirë që një oficer nuk mund të bëjë asgjë për këtë,” ka thënë ai.

(k.a,dosja.al)

Shto Koment