Aktualitet

Rrëfimi i mësueses 36-vjeçare: Burri hapte profile fallco në rrjetet sociale dhe shpërndante foto intime te nxënësit e mi, i shkrova Edi Ramës

Pas viteve dhune fizike dhe psikologjike ajo arriti të ndahej dhe të merrte urdhër mbrojtje ndaj tij, por kjo gjë nuk e ka ndalur ish-bashkëshortin i cili vazhdonte ta përndiqte.
Featured image of article: Rrëfimi i mësueses 36-vjeçare: Burri hapte profile fallco në rrjetet sociale dhe shpërndante foto intime te nxënësit e mi, i shkrova Edi Ramës Mesuesja 36 vjecare

TIRANË– Një mësuese në profesion dhe me origjinë nga veriu i Shqipërisë ka rrëfyer historinë e jetës së saj të dhimbshme nën tutelën e një bashkëshorti xheloz i cili me sjelljen e tij shkatërroi familjen e tyre.

Pas viteve dhune fizike dhe psikologjike ajo arriti të ndahej dhe të merrte urdhër mbrojtje ndaj tij, por kjo gjë nuk e ka ndalur ish-bashkëshortin i cili vazhdonte ta përndiqte.

Në rrëfimin për emisionin ‘Historia ime’ ajo rrëfeu se duke mos patur ndihmë nga askush madje dhe nga policia pasi nuk i merrnin parasysh kërkesat e saj, ajo i shkroi një letër kryeministrit Edi Rama duke i shpjeguar gjendjen e saj. Sipas dëshmisë, pas kësaj letre duket se gjërat ndryshuan për mirë pasi u hap një proces gjyqësor ndaj ish-bashkëshortit dhe ai u dënua me 3 vite burg.

Pjesë nga rrëfimi i saj:

Në 26 Nëntor kishte ditëlindjen djali dhe marr vesh nga miqtë e mi që janë hapur disa adresa Facebook-u me disa imazhe të mija ku vetëm bashkëshorti im i kishte ato foto. Shkruhej që kjo është një nënë e pandershme, si mund t’i lihej fëmija kësaj, vëllait tim i thoshte shiko si e ke motrën. Kishte dhe montazhe, i ishin shpërndarë nxënësve të mi, drejtoreshave të mija.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkëshorti im duhet të vuante dënimin që në Prill të 2019, ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit, nëpër institucione nuk ishte shpërndarë ky vendim, as në polici dhe ai vazhdonte i lirë. Kur kam shkuar në polici, kam shkuar edhe me letrën e vendimit që ai duhet të ishte në burg.

Sipas gruas ky u bë dhe shkaku i burgosjes së tij, i cili e vuajti dënimin vetëm 1 vit dhe tani gëzon sërish liri të plotë. Ai prapë vazhdon me përndjekjen dhe mesazhe të ndryshme që i dërgon vëllait të saj duke i thënë fjalë jo fort të mira. Madje 39-vjeçarja është e shqetësuar se prindërit e tij shkojnë tek kopshti i djalit pa i marrë lejë dhe i flasin keq për të. Gruaja nuk dëshiron që djali i saj 4-vjeçar të influencohet nga fjalët e këqija që ata i thonë dhe t’i përmbahen takimeve që ia ka vendosur gjykata.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment