LIVE UPDATES
Art&Argëtim

13 Shtator 2019, 10:24 Nga DOSJA

TIRANË- Personi qe ka lene gjurme shume te rendesishme ne historine e fotografise shqiptare para viteve 90 ishte ne qender te dokumentarit te gazetares Genta Popa Prodani, qe u transmetua te dielen ne mbremje ne ciklin “Exclusive”, ne Top Channel.

Petrit Kumi, mjeshtri me nje karriere gjysmeshekullore ne fotografine e shtypit, eshte sot i fundmi i nje plejade fotografesh shqiptare qe ruan ende emocionet dhe sfidat e nje kohe tjeter te fotografise, krejt e ndryshme nga kjo e sotmja. Atehere asgje nuk ishte digitale, e castit. Perkundrazi, rezultati i shkrepjes se kerkuar vinte pas oresh te tere pritje ne dhomen e erret.

“Puna krijuese ne dhomen e erret- kujton Petrit Kumi, zhvillimi i  negativeve dhe fotografise neper bacinela do te mbetet per mua nje kujtim i perhershem gjate gjithe karrieres sime ne fotografi, nje pervoje e jashtezakonshme dhe e paperseriteshme, unike ne llojin e vet. Kam qene pjese e atij grupi krijuesish te fotografise shqiptare qe i dha jete artit fotografik ne ato vite duke e zhvilluar ate brenda mundesive qe kishim. Nepermjet kesaj pervoje jam njohur me fotografine e vertete si shkence dhe si art“.

Mbi  te gjitha, ishte koha kur arti i fotografise ashtu si dhe te gjitha artet e tjera ne vend, zhvillohej krejt ne kushtet e nje lirie te cunguar, qe kufizonte frymezimet e bukura dhe te natyrshme te shpirtrave te lire artistike,  per ti ndrydhur ato ne thellesite me te medha te  ndergjegjes, per nje kohe te gjate. Aq sa jeta e nje njeriu  te mos mjaftoje per ti rinxjerre me prej andej.

Ne dokumentarin “Petrit Kumi, fotografi ne kohen e diktatures„  mjeshtri i mirenjohur shpreh keqardhjen qe nuk eshte fotograf ne kete kohe, kur edhe me nje celular, sic thote ai, mund te besh gjera shume te mira. “Rendesi ka ideja dhe mendimi i qarte per ate qe deshiron te besh. Sot nuk ke nevoje te pyesesh sekretarin e partise per te bere nje foto, e ke ne rruge motivin, rrembeje dhe nxirre ne foto„

Petrit Kumi rrefen per Exclusive se si u be fotograf ne kushtet e mungeses se nje shkolle te mirefillte te ketij zhanri ne Shqiperi dhe te mjeteve te nevojshme per te zhvilluar fotografine moderme shqiptare. “ Ishte nje kohe shume e veshtire, ku mungonte baza materiale qe une ta zhvilloja fotografine sipas  kerkesave qe kisha”

Me nje karriere gati gjysme shekullore ne fotografine e shtypit, Petrit Kumi kujton se ne vitin 1952, fitoi cmim ne konkursin nderkombetar te fotografise se shtypit ne Moske. Ne vazhden e viteve 50 ai u be pjese e fotografeve qe punuan ne Agjensine Telegrafike Shqiptare, ku realizoi shume fotografi te personaliteteve te rendesishme qe vizituan atekohe Shqiperine, perfshi Nikita Hrushovin, kryetarin e Bashkimit Sovjetik, aleatit me te madh te regjimit te kohes. Mjeshtri Petrit Kumi u identifikua me pas me Revisten Ylli, te vetmen reviste social-kulturore te kohes se diktatures, ku punoi si fotograf dhe fotoreporter per disa dekada. Ne qender te fotove te tij ishin me se shumti njerezit e thjeshte ne perditshmerine tyre. Por dimensioni i tyre artistik i bente ato shume te pelqyeshme per publikun.

Ndersa shkrepte foto ne cdo cep te Shqiperise se kohes, ai vazhdimisht kerkonte te thellohej ne debate te rendesishme per fotografine te cilat i gjente te trajtuara sidomos ne ndonje reviste te huaj qe arrinte ti binte ne dore. Ku fillon piktura e ku mbaron fotografia? Apo anasjelltas.

Petrit Kumi bisedonte shpesh per fotografine me intelektualet e shquar te kohes si Ismail Kadare e Dhimiter Shuteriqi, dhe mbi vargjet e tyre shkrepte fotot e tij.

“Une perfitoja shume nga kultura dhe informacioni qe ata kishin  per fotografine – thote Kumi, dhe nje jave shkoja tek Kadare, e javen tjeter tek Dhimiter Shuteriqi. Nuk i ndahesha une atyre. Ende sot ruaj nje leter te Dhimir Shuteriqit me komentet e tij mbi fotografine. Ai ishte i madherishem ne informacionet qe kishte edhe ne kete fushe”.

Kumi komenton ne “Exclusive” nje fotografi te shkrepur prej tij gati 30 vjet me pare ku skulptori i mirenjohur Kristaq Rama bisedon me te birin Edi Ramen, atehere pedagog ne Akademi e Arteve dhe sot kryeminister i vendit.

“Kjo foto – tregon Kumi, eshte bere ne vazhden e ndjekjes qe une i beja figurave qe i vleresoja, ne kete rast sidomos te Kristaq Rames, qe ishte nje skulptor i shquar. Ndersa Edi atehere ishte shume popullor dhe benim shume biseda se bashku”.

Sa here qe ne familjen Hoxha nevojiteshin fotografi artistike, do te thirrej Petrit Kumi. “Ai kishte kete aftesine e fotografit artist”- thote fotografi Roland Tasho. Petrit Kumi rrefen ne “Exclusive” se si arriti te  realizoje foton e fundit te Enver Hoxhes, ne kushtet kur gjendja  shendetesore e Hoxhes ishte shume e renduar dhe mbahej sekret per publikun.

Mjeshtri Kumi nuk e harron se, kur e moren per here te fundit per te fotografuar Enver Hoxhen, ka pritur 12 -13 ditë aty, në atë dhomën qe kishte krijuar per realizimin e fotos.

“Mesa duket ai refuzonte ose ishte i pamundur nga pikëpamja shëndetësore. Të shtëpisë më thonin, ja tani do e bëjmë, e kur shkonte ora dy më thonin, hajde nesër. E kështu shkoi dita ditës. Kur erdhi ajo ditë, dita e 12. Ai erdhi u ul aty, e ishte shumë i kontraktuar. Bera shume shkrepje por vetem e para ishte me e pranueshme. Eshte ajo qe eshte botuar ne reviste”

Duke ju referuar periudhes qe ai  fotografoi ne disa dekada, Petrit Kumi e di se kishte plot ane te  tjera te realitetit shqiptar te cilat ai nuk mund ti fotografonte, pasi sic thote Kumi, kjo binte ndesh me politiken e kohes.

“P.sh, unë nuk kam fotografi në radhët e njerëzve që prisnin të merrnin vajguri, apo të atyre që mbanin radhë për të marrë bukën, nuk kisha interes të nxirrja shishet e qumështit apo radhët e mëdha. Kjo binte në kundërshti edhe me idetë e partisë, e ja ku del politizimi, dhe mund të gjobiteshe”. Ndaj dhe shumecka qe lidhet me anet me te erreta te nje realiteti te dukshem e te padukshem te asaj kohe, do te mbetet e fiksuar vetem ne memorien e disa brezave, qe u privuan te deshmojne lirisht kohen e tyre, me te gjitha anet e saj.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur enver hoxha fotografi kristaq rama petrit kumi enver hoxha fotografi kristaq rama petrit kumi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni