Sport

Rrëfimi i Armand Dukës: Kam qarë kur mora vesh se do na lindte vajzë, doja djalë

Sigurisht, tani është penduar!
Featured image of article: Rrëfimi i Armand Dukës: Kam qarë kur mora vesh se do na lindte vajzë, doja djalë Armand Duka

Vajza e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, sot është një bukuroshe e quajtur Lori. Ajo padiskutim që është krenaria e numrit 1 të futbollit shqiptar, por para se ajo të lindte duket se Duka ka patur plane të tjera.

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, ai ka deklaruar se ka dashur gjithmonë djalë dhe jo vajzë, por më pas është penduar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë jam martuar në vitin 1995. Ngaqë gruaja kishte një problem në muajin e tetë, na u desh të bënim një vizitë dhe mësuam se do të kishim vajzë. Gruaja nuk donte të ma thoshte. Qava unë, qau edhe ajo, sepse nuk donim vajzë. Tani e kam kuptuar sa gabim e kisha, sepse ishte vajzë dhe ishte shumë e mirë”, është shprehur Duka.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment