Sport

Rrëfehet Kaka për eksperiencën në Itali: Madhështinë e kuptova vetëm me ekipin e Milanit

Ricardo Kaka është bërë pjesë e skuadrës milaneze në vitin 2003 deri në vitin 2007, ku në këto vite ai fitoj shumë çmime individuale dhe me skuadrën e Milanit.
Featured image of article: Rrëfehet Kaka për eksperiencën në Itali: Madhështinë e kuptova vetëm me ekipin e Milanit Ricardo Kaka

ITALI- Ricardo Kaka, është një prej ish-lojtarëve që ka bërë histori te skuadra e Milanit. Së fundmi në eventin që u mbajt për nënshkrimin e partneritetit mes AC Milan dhe EA Sports, kanë qenë të ftuar shumë legjenda të futbollit, pjesë e skuadrës së djajve ne Itali. Mes të ftuarve ishte edhe ish-sulmuesi i Milanit, Ricardo Kaka ku ka mbajtur një fjalim emocionues për skuadrën që i dha lavdi.   

Nëse vesh ngjyrat e Milan, po pranon një udhëtim që shkon përtej futbollit. Në një qytet plot histori, e jona është ajo që ke dashur të dëgjosh. Ne i përkisnim diçkaje më të madhe, kampionët dinë çfarë të përgjigjen: gjithmonë Milan.

Nuk e kuptova se çfarë do të thoshte me të vërtetë termi madhështi deri sa luajta në atë ekip, por gjëja më e mirë nga të gjitha ishte mbështetja e tifozëve, bazat që na dhanë guximin dhe forcën që na duhej për të fituar, të njëjtën forcë që brohoritja vazhdon t’i japë klubit edhe sot. Së bashku jemi më të fortë dhe së bashku jemi të bashkuar në fitore,” tha Kaka në fjalimin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ricardo Kaka është bërë pjesë e skuadrës milaneze në vitin 2003 deri në vitin 2007, ku në këto vite ai fitoj shumë çmime individuale dhe me skuadrën e Milanit. Ai gjithashtu me fanellën kuqezi u bë i vetmi lojtarë që ka mundur dyshen Messi-Ronaldo në përballjen direktë për Topin e Artë.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment