Media austriake: Askush nuk dëshiron të bëhet president në Shqipëri
Ilir Meta dhe artikulli AUSTRI- Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri po ndiqet edhe nga mediat ndërkombëtare...
Ilir Meta dhe artikulli AUSTRI- Procesi për zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri po ndiqet edhe nga mediat ndërkombëtare...
Nikos Dendias TIRANË- Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, deklaroi ditën e sotme se kanë rënë dakord që ç&eum...
Edi Paloka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është përplasur me drejtuesen e seancës plenare në Kuvend,...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ditën e sotme ministren Elisa Spiropalin se bashkëshorti i saj...
TIRANË – Moderatorja simpatike e sportit, Hygerta Sako, ka folur në një intervistë rreth planeve të saj për të ardhmen dhe pasionin që ka për udhëtimet për
Moderatorja e sportit tha për albeu.com se i pëlqen ambienti ku punon dhe ndihet mirë aty. Ajo foli edhe rreth konkurencës brenda ambientit të punës ku tha se punën e bën me dashuri dhe ndaj nuk ka përplasje me kolegët të cilët i konsideron miq.
Hygerta tha se Reja është fajtori kryesor, ndërsa për titullin e Kategorisë Superiore ajo sheh deri më tani favorite Tiranën kur u pyet lidhur me gjendjen e Kombëtares shqiptare. Ajo tregoi se skuadër të preferuar tashmë ka vetëm Milanin pasi ikja e Messit e bëri të hiqte dorë nga Barcelona.
Hygerta ka folur dhe për çështjet e zemrës duke thënë se nuk ka hequr dorë nga dashuria por dikush shumë special duhet të vijë dhe ta bëjë të heqi dorë nga stili i jetesës që ka tani.
Intervista e plotë:
1-Tani u bë vite si moderatore sportive, për çfarë do ta linte sportin Gerta?
Hygerta: Më pëlqen aq shumë puna ime sa më dëshirë s’do e braktisja kurrë. Por jetës nuk i dihet dhe kurrë mos thuaj kurrë. Nëse do ta lija, do ishte veç një arsye madhore që s’mund ta parashikoj. Për momentin është mendimi i fundit që më vjen ndër mend. E dua futbollin dhe e bëj më shumë dvshirë punën time.
2-A i trembeni konkurences brenda stafit te RTSH Sport?
Hygerta: S’ka konkurence në stafin tonë. Jemi një ekip, një grup profesionistësh që punojmë më shumë dashuri e pasion. Mbështesim njeri-tjetrin maksimalisht dhe pervecëse kolegë jemi dhe miq. Nuk i jam trembur asnjëhere konkurencës, ajo të vë në pozita pune e të motivon. Nëse puna funksionon me meritokraci, s’kam pse të kem frikë nga asgjë.
3-Si ka arritur Gerta të mbajë trupin kaq në formë?
Hygerta: Eshtë edhe gjenetike, nuk është totalisht meritë e imja. Me kalimin e moshës u bëra pak me e ndërgjegjshme që po nuk u kujdese nuk ka gjenetike që të shpëton. Ndaj jam shumë e vëmendshme të ha vakte të shëndetshme, të ushtroj sport dhe të mos abuzoj me oraret. S’ka asgjë të pamundur nëse ke vullnet dhe dëshire për ta arritur.
4-Perveç sportit qe ju zë një pjesë të ditës, më se e kaloni kohën e lirë? (Pasion tjetër dmth)
Hygerta: Pasion tjetër shumë i madh i imi janë udhëtimet. Më pëlqen shumë të udhëtoj, të eksploroj vënde të reja, të vizitoj qëndra historike apo bukuri natyrore. Ndaj sa herë më jepet mundesia, lëviz nga Tirana.
5-Cili është synimi i madh i në të ardhmen e afërt?
Hygerta: Të krijoj muskujt abdominale Bëj shaka. Synimi për të ardhmen e afërt është të finalizoj me sukses edicionin e tretë të “Më të mirët e vitit”, tashmë ështe një traditë që këtë vit dëshiroj t’i jap përmasa akoma më të mëdha duke qënë se jam producente e këtij evenimenti. Shpresoj që edhe këtë vit me RTSH Sport të realizojmë një edicion të suksesshem dhe dinjitoz.
6-Turizmi malor apo detar?
Hygerta: Anoj shumë më shumë nga deti. Duke qënë se jam rritur pranë detit, babi nga Vlora, mami nga Saranda, pra dhe pushimet te gjyshërit ishin përseri pranë detit, jam shumë e dhene pas turizmit detar. Por dhe mali më pëlqen, miafton mos të ngjitem në 2000 m lartesi me këmbe
7-Cili është qyteti juaj i preferuar që ju merr malli sa herë e vizitoni?
Hygerta: Vlora, qyteti i origjinës time dhe pas saj Shkodra. Janë dy qytete që i dua shumë dhe shkoj sa më shpesh të mundem. Me Vlorën me lidhin shumë edhe kujtimet e fëmijerise, perveç natyrës së mrekullueshme që ka. Kurse Shkodra për mua është qytet i vecante, e dua shumë dhe e vizitoj shpesh.
8-Cilën skuadër shihni favorite për titull në Kategorinë Superiore?
Hygerta: Me kaq sa kemi parë deri tani vetë Tirana po tregon qëndrueshmëri dhe entuziazem ndryshe nga skuadrat e tjera që kanë treguar ulje-ngritje. Mbase gjërat ndryshojnë në vazhdim sepse kampionati sapo ka filluar dhe me dy fitore rikuperon shumë në klasifikim. Gjithsesi kampionati është i gjatë dhe është shumë heret për të folur për titull.
9-Messi apo Ronaldo?
Hygerta: Messi dhe veç Messi.
10-A mendoni se Reja duhet të shkarkohet?
Hygerta: Nuk ka qënë ndonjëherë në preferencat e mia. Skema e tij dhe futbolli që ai bën nuk më pëlqen. Personalisht mendoj që kemi fituar veç dy ndeshje ne keto kualifikuese, dhe ato për merite individuale të Armando Brojës. Une do preferoja një tjeter trajner, që perveç një futbolli më tërheqes të krijonte frymën e grupit dhe shpirtin e skuadrës por këtë nuk e vendos unë e ti.
11-Në skuadrat Europiane për kë bëni tifo?
Hygerta: Veç Milan. Sepse Barcelona pas largimit të Messit doli nga preferencat e mia.
12-Siç e dinë tashmë të gjithë ju jeni ende beqare. A ka ardhur koha që Gerta të krijoje një jetë të re?
Hygerta: Mua më pelqen jeta që bëj. Këto gjëra nuk janë me llogari. Prioriteti im është vajza, kujdesi dhe përkushtimi për të. Por nëse dikush do jetë aq special sa të më bëjë për vete, le të vijë. Deri tani askush nuk më ka tunduar aq shumë. Dhe unë gjithmonë them: më mire vetëm se sa e keqshoqëruar.
Duket se moderatorja nuk ja mbyll derën dashurisë por pranon se do uhet të jetë dikush shume special qëe ti “vjedhi” zemrën.
(m.k/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
INDI – Nëse njerëzit mendojnë se mund të ndalojnë elefantët të vijnë si miq të paftuar me anë të gardheve, e kanë gabim.Një video është bërë virale në med...
AUSTRI- Një merimangë ujku helmuese ka zgjedhur një mënyrë të sigurtë për t’u fshehur plotësisht.Jade Clancy ka kapur video në oborrin e shtëpisë së tij, kur m...
TIRANË- U hap në Tiranë Panairi i Librit 2021 (17-21.11.) me pjesëmarrjen e vizitorëve, por megjithatë në kushte pandemie, pasi vizitorët nuk duhet të qënd...
TIRANË- Romani “Të lirë” i autores Lea Ypi është botuar në gjuhën shqipe. Mediat shkruajnë se në libër shkruhet jeta e autores nga fillimi i viteve 1980 e ...
Nga Dashnor KaloçiPjesa e dytëPublikohet historia e panjohur e raporteve e Mbretit Zog me Italinë fashiste të Benito Musolinit, të cilët që nga ardhja e ...
Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Kini durim për romancën tuaj, veçanërisht nëse keni dy histori të mundshme dhe nuk dini se si të veproni. Në...
SHBA- Mbikëqyrësja e skenarit të filmit ‘Rust’, Mamie Mitchell dhe personi i parë që telefonoi 911 pasi Halyna Hutchins u qëllua aksidentalisht nga ...
BRAZIL- Camila Marodin, një modele braziliane dhe influencuese e mediave sociale, thuhet se është arrestuar nën dyshimin se ka urdhëruar vrasjen e burrit të saj...
RUSI- Videoja e mësipërme është marrë nga një dasëm në Rusi. Siç duket nga videoja, çifti ka zgjedhur që të shkojnë për celebrim me traktor.Kjo zg...
TIRANË- Debatet brenda shtëpisë së Big Brother Vip nuk kanë të ndalur. Këtë herë ka qenë aktorja Arjola Demiri ka debatuar me moderatoren Einxhel Shkira. A...