Aktualitet

Rrahu të dashurën dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, pranga 24-vjeçarit në Tiranë, arrestohen edhe 3 të tjerë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar, pasi kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën, pasi e kishte dhunuar fizikisht më parë. Po ashtu u arrestuan edhe 3 të tjerë, për dhunë në familje e drejtim mjeti pa leje.
Featured image of article: Rrahu të dashurën dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, pranga 24-vjeçarit në Tiranë, arrestohen edhe 3 të tjerë Foto ilustruese

TIRANË -Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar me iniciale I.I., i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë. Ky i fundit në rrugën “Bregu i Lumit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënëie seksuale pa dëshirën e saj.

Po ashtu u arrestuan S.K., 43 vjeç dhe A.T. 62 vjeç, për dhuën në familje. Ky i fundit ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 muaj e 5 ditë burg. Gjithashtu u arrestua edhe 38-vjeçari B.H., i cili u kap duke drejtuar një motoçikletë pa targë dhe pa lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 24 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, sepse në rrugën “Bregu i Lumit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 38 vjeç, pasi në autostradën Marikaj-Vorë, u kap duke drejtuar pa lejen përkatëse një motoçikletë pa targë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për shtetasin A. T., 62 vjeç, banues në Laknas, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 7 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment