Aktualitet

Rrahu gruan dhe i mori paratë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, bashkë me të dhe grabitësi i dy milionë lekëve, një tjetër u prangos pasi i shkuli të resë varësen nga qafa

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar me inicialet E.D., i cili akuzohet se në rrugën “Irfan Tomini”, ka vjedhur në banesën e shtetasit R. D., 200.000 lekë të rinj.
Featured image of article: Rrahu gruan dhe i mori paratë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, bashkë me të dhe grabitësi i dy milionë lekëve, një tjetër u prangos pasi i shkuli të resë varësen nga qafa Foto ilustruese

TIRANË– Një 35-vjeçar me inicialet E.T., ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe i ka vjedhur me forcë një shumë parash.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar me inicialet E.D., i cili akuzohet se në rrugën “Irfan Tomini”, ka vjedhur në banesën e shtetasit R. D., 200.000 lekë të rinj.

Ndërsa 44-vjeçari me inicialet L. S., u arrestua pasi pranë mbikalimit të Casa Italia-s i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt që kishte të vënë në qafë, një vajze me inicialet E. Q..

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”, i shtetasit E. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe i ka vjedhur me forcë një shumë parash. Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi E. D., 25 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, ka vjedhur në banesën e shtetasit R. D., 200.000 lekë të rinj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjysma e shumës së lekëve të vjedhur. Ndërsa pas denoncimit në Komisariatin Nr. 3, policia vuri në pranga për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, shtetasin L. S., 44 vjeç, pasi pranë mbikalimit të Casa Italia-s i ka vjedhur shtetases E. Q., me dhunë, nga qafa, varësen e floririt.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment