Aktualitet

Rradhët e gjata në Kapshticë, policia i bën apel drejtuesve të mjeteve që të largohen: Kuota prej 300 shtetas është plotësuar, nuk lejohet kalimi i personave

Policia i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos vijojnë udhëtimin drejt Kapshticës. Qytetarët nuk kanë ndaluar së shkuari në kufi pavarësisht kuotës, duke krijuar rradhë të gjata kilometrike.
Featured image of article: Rradhët e gjata në Kapshticë, policia i bën apel drejtuesve të mjeteve që të largohen: Kuota prej 300 shtetas është plotësuar, nuk lejohet kalimi i personave Pika dognore e Kapshticës

KAPSHTICE– Ditën e sotme Kapshtica ka mbushur kuotën ditore të kalimit të 300 emigrantëve duke krijuar kështu rradhë të gjata në kufi.

Qytetarët nuk kanë ndaluar së shkuari në kufi pavarësisht kuotës, duke krijuar rradhë të gjata kilometrike. Autobusët dhe makinat do të duhet të presin ditën e nesërme për të kaluar në shtetin fqinj.

Ndërkohë ka ardhur dhe reagimi i policisë të cilët i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos vijojnë udhëtimin drejt Kapshticës.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Sërish radhë në doganën e Kapshticës. Pala greke ka mbyllur shërbimin pasi është plotësuar kuota prej 300 personash për kalimin në Greqi. Qytetarët duhet të presin gjithë natën deri nesër në mëngjes për të përfunduar procedurat në mënyrë që të kalojnë në shtetin fqinjë. Policia e zonës ka bërë thirrje që për në doganë mos të nisen emigrantë të tjerë deri mëngjesin e nesërm.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment