Showbiz

‘Turfullon uff e buff’/ Roza Latit nuk i del inati me Encën: Boll më, e ka inatin me mua vetëm se… (VD)

Moderatorja u shpreh se këngëtares i kishte mbetur ‘qejfi’ me komentin që kishte bërë modelja Trejsi Sejdini dhe që prej asaj dite vetëm turfullonte.
Featured image of article: ‘Turfullon uff e buff’/ Roza Latit nuk i del inati me Encën: Boll më, e ka inatin me mua vetëm se… (VD)

TIRANË– Moderatorja Roza Lati, e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ka sqaruar edhe sherrin me këngëtaren Enca Haxhia. Sipas Rozës, Enca të cilën ajo e ka cilësuar edhe njëherë si mbretëreshën e Instagramit që e ndjekin 12-vjeçarët, nuk e ka inatin me të.

Moderatorja u shpreh se këngëtares i kishte mbetur ‘qejfi’ me komentin që kishte bërë modelja Trejsi Sejdini dhe që prej asaj dite vetëm turfullonte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Në raport me mbretëreshën e Instagramit që ndjekin 12-vjeçarët do thoja ajo e ka marrë personale me mua, sepse unë ftova Trejsin dhe Trejsi dha komentin e saj kur e pyetën fansat… e ka inatin me mua vetëm se unë e lashë në montazh, vetëm se e lashë në montazh turfullon uff e buff, por boll më, se tregon shumë frymë inferioriteti kështu”, u shpreh Roza.

Sherri mes vajzave ka nisur pasi Trejsi Sejdini, e ftuar në ‘Ëhy not”, tha se Encën nuk e ngre askush në krik. Reagimi i qeshur i Rozës ndezi gjakrat.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment