Showbiz

U arrestua me bionden në hotel, Roza Lati shpjegon skeçin me Stresin: U përpoqa ta nxirrja mirë, imitova ato çafkat, s’kuptoj ç’pati Keisi

VIDEO
Roza u shpreh se nuk e kupton përse Keisi kishte reaguar aq ashpër, duke shtuar se kishte vendosur të mos i kthente më përgjigje pasi reperi ia kishte kërkuar një gjë të tillë.
Featured image of article: U arrestua me bionden në hotel, Roza Lati shpjegon skeçin me Stresin: U përpoqa ta nxirrja mirë, imitova ato çafkat, s’kuptoj ç’pati Keisi Roza, Stresi dhe Keisi

TIRANË- Moderatorja Roza Lati ka qënë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ku ka edhe ka sqaruar gjithë përplasjen që pati me bashkëshorten e reperit Stresi, Keisin.
Roza tha se ajo dhe stafi i emisionit të saj u përpoq që ta nxirrte sa më mirë Stresin, duke treguar një version tjetër të natës së arrestimit të tij në një hotel në periferi të Tiranës, thuajse 2 vjet më parë.

Për shkak të dashamirësisë së saj dhe stafit, Roza u shpreh se nuk e kupton përse Keisi kishte reaguar aq ashpër, duke shtuar se kishte vendosur të mos i kthente më përgjigje pasi reperi ia kishte kërkuar një gjë të tillë.

Shiko minutën e 27

PJESË NGA EMISIONI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rudina Dembacaj: Pasi u trasmetuar emisioni me Stresin pate një përplasje me Keisin, për çfarë u prek zonja në fjalë?

Roza Lati: Nuk e di, ma thuaj ti. Mua nuk më takon që të flas për këtë gjë. Se edhe Stresi më tha… Në si staf u përpoqëm që ta nxirrnim Stresin sa më mirë nga ajo histori. Unë imitova një nga këto çafkat që për një ‘seen’ që mund të të lëjë ai, këto e marrin ndryshe. Stresin e nxorra më së miri dhe ndërkohë që të merrja një reagim të tillë nga zonjusha, ishte pikëpyetje e madhe për mua.

Disa javë më parë në “WhyNot?”, Roza Lati dhe Stresi kanë vendosur të realizojnë një skeç, duke inskenuar pjesën kur Stresi është arrestuar në befasi nga efektivët e policisë, rreth një vit më parë. (LEXO KËTU)

Të gjendur në një dhomë hoteli, Roza Lati nën rolin e një vajze që është futur në befasi në dhomën e Stresit, duke i shprehur dashurinë. Në një moment brënda janë futur njërëz të maskuar, që në një moment i fusin një armë poshtë jastëkut, dhe tërheqin zvarrë reperin, ndërsa e gjithë kjo skenë ishte e stisur për të futur në burg reperin. Me këtë skeç reperi dhe moderatorja, kanë dashur të qarojnë të gjithë situatën, duke treguar se si qëndron e vërteta pas arrestimit të bujshëm të reperit me armë dhe me një vajzë bionde në dhomën e një hoteli në periferi të Tiranës.

(K.M/ Dosja.al)

Shto Koment