Showbiz

“Për famë, femrat bëjnë gjithçka”, Roza Lati i përgjigjet Keisit: Skeçi ishte histori e vërtetë, kuptoni ironinë

Gjatë emisionit  “Why Not”, ajo bashkë me këngëtarin inskenoi skenën për arrestimin e reperit dhe burgosjen e tij për pjesëmarrje në grupet kriminale dhe armëmbajtje rreth një vit më parë.
Featured image of article: “Për famë, femrat bëjnë gjithçka”, Roza Lati i përgjigjet Keisit: Skeçi ishte histori e vërtetë, kuptoni ironinë Roza Lati, Stresi dhe Keisi

TIRANË- Moderatorja Roza Lati javën e fundit në emisionin e saj ka pasur të ftuar reperin Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi. Gjatë emisionit  “Why Not”, ajo bashkë me këngëtarin inskenoi skenën për arrestimin e reperit dhe burgosjen e tij për pjesëmarrje në grupet kriminale dhe armëmbajtje rreth një vit më parë.

“Si ta bëjmë mizën balenë”, titullohet skeçi në të cilin reperi dhe moderatorja kanë inskenuar momentin e tij të arrestimit. Po kjo skenë nuk u prit mirë nga Keisi, e cila reagoi nëpërmjet një postimi në Instagram dhe tha se kjo nuk ishte aspak për të qeshur dhe nuk kishte pse të prekej dinjiteti i saj.

Roza Lati nuk e ka lënë pa përgjigje reagimin e Keisit kundër saj duke publikuar sot disa Instastory, dhe shpjegon se ishte thjesht një skeç i bazuar në një histori të vërtetë, por e hiperbolizuar. “Stresi i ftuar në Why not me nje skeç të bazuar në një histori të vërtetë. Por e hiperbolizuar dhe e ekzagjeruar me ironi kundrejt realitetit dhe disavantazhit të të qenurit person publik. Kuptoni ironinë njerëz. Vetë i ftuari u pajtua me skeçin tonë. Femra gjithmonë është shkop ndër rrota, te një mashkull që është nën vëzhgim. Të gjithë ne njohim raste sesi femrat fusin hundët, kalojnë konfidencat dhe të hapin probleme. Sot për famë femrat bëjnë gjithçka“, shkruan Roza Lati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy ditë më parë ish-e dashura e Stresit, Keisi reagoi për emisionin duke thënë se nëse Roza Lati do ishe vërtet e talentuar në aktrim do punonte te Portokallia  dhe jo tek Why not. Një reagim pati dhe nga Stresi, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram mbështeti Rozën. Ai shkroi se nga kjo skenë është sqaruar edhe e vërteta e arrestimit të tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment