Aktualitet

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, Fevziu: Të çoj unë, ta kam marrë dorën… (VD)

  • Rovena Voda thirrje Artan Hoxhës: Paraqitu pranë Policisë së Shtetit, denonco!
  • Teksa Artan Hoxha fliste për videon, moderatori Blendi Fevziu e ndërpret dhe e njofton se zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila gjithashtu ishte në një studio televizive, që të jepte provat e tij në Polici. 
    Featured image of article: Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, Fevziu: Të çoj unë, ta kam marrë dorën… (VD)

    TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është kërkuar që të deponojë në Polici teksa ishte në emisionin “Opinion” duke folur për videon e publikuar të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke marrë kokainë.

    Teksa Artan Hoxha fliste për videon, moderatori Blendi Fevziu e ndërpret dhe e njofton se zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, e cila gjithashtu ishte në një studio televizive, që të jepte provat e tij në Polici. 

    Pjesë nga emisioni:

    FEVZIU: Më thonë që zv.ministri i Brendshëm ka kërkuar që ju të paraqiteni në Polici tani në ABC (Abcnews). Të çoj unë mbrapa! Se ta kam marrë dorën sa në Prokurori, sa në Polici.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Artan HOXHA: Është më kollaj të më çojnë mua atje se të marrin atë. Kjo është më kollaj, si puna e atij avionit me drogë. Është më kollaj të marrësh atë gazetarin hetoje, trysnoje sesa të bësh hetime. Unë prej një reagim nga ai që drejton këtë vend.

    Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij.

    Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga socialistët. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment