Showbiz

Rovena Dilo sulmon Ardit Gjebrean? Këngëtarja: Te ‘Kënga Magjike’ krijohen klane, s’kap njerëz dhe t’ju them më jep çmimin….

Rovena Dilo ka deklaruar se tek 'Kënga Magjike' bëhen klane.
Featured image of article: Rovena Dilo sulmon Ardit Gjebrean? Këngëtarja: Te ‘Kënga Magjike’ krijohen klane, s’kap njerëz dhe t’ju them më jep çmimin…. Ardit Gjebrena dhe Rovena Dilo

Tiranë-Këngëtarja Rovela Dilo mesa duket ka vendosur të flasë hapur në publik. Pas akuzave për çështjen e pronës në zonën e ish-Bllokut, këngëtarja ka folur edhe për “Këngën Magjike”.  Në emisionin “Mos i Fol Shoferit” ajo ka deklaruar se nuk i pëlqen formula e votimit në këtë festival. Ajo ka theksuar se në “Këngën Magjike” krijohen Klane.

“Mua nuk më pëlqen formula votimit në Kënga Magjike, nuk marr pjesë për të fituar, ky riformatim që i është bërë votimit duke futur publikun, ka ardhur pikërisht nga pakënaqësitë lehtësisht mund të bëhen klane. Ne jemi këngëtarë që punojnë në një vend bëjmë një grup dhe ja japim Rudinës për shembull.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për këtë arsye se nuk jam në ndonjë klan, nuk punoj me klane, nuk kap njerëz më jep çmimin do të jap kaq; jam aq shumë jashtë kësaj natyre. Jam munduar të sjell gjëra të reja, të bëj një lloj avandgardizmi dhe në lidhje me brezin që i përkas. Nuk e mban brezin duke qenë old-old, fakti që unë solla këtë energji nuk ishte më kot e para për ti dhënë një spunto të gjithëve që jo vetëm me balada mund të dukesh mirë. Nuk kemi hyrë me pretendime për çmimin final.”, është shprehur ajo.

J.V/Dosja.al

2 Komente në “Rovena Dilo sulmon Ardit Gjebrean? Këngëtarja: Te ‘Kënga Magjike’ krijohen klane, s’kap njerëz dhe t’ju them më jep çmimin….

  1. Nese nuk hyn per te fituar atehere perse merr pjese serish ne kengen magjike apo ke nevoje serish per eksperience

  2. KE vite qe merr pjese aty dhe smund te thuash nuk hy per te fituar,thuaj dicka me bindese.🤷👍

Shto Koment