Bota

Rouhani: Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Iran është më i lartë sesa është raportuar, mund të jenë 25 milion raste

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka cituar një studim të Ministrisë së Shëndetësisë duke vlerësuar se në të gjithë vendin mund të ketë 25 milion të infektuar nga koronavirusi , një shifër kjo shumë herë më e lartë  se shifra zyrtare që është raportuar prej 269,000 rasteve.
Featured image of article: Rouhani: Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Iran është më i lartë sesa është raportuar, mund të jenë 25 milion raste Foto ilustruese

IRAN– Irani është një prej vendeve më të goditura nga koronavirusi ku ditë pas dite është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve të  pacientëve të infektuar.

Në mediat e huaja sot është raportuar se shifra e saktë e personave të prekur me virusin është  25 milionë dhe jo  260 mijë sa tregon shifra e publikuar.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka cituar një studim të Ministrisë së Shëndetësisë duke vlerësuar se në të gjithë vendin mund të ketë 25 milion të infektuar nga koronavirusi , një shifër kjo shumë herë më e lartë  se shifra zyrtare që është raportuar prej 269,000 rasteve.

Rouhani ka thënë gjatë fjalimit të tij ditën e sotme për virusin se 30 deri në 35 milion njerëz të tjerë mund të infektohen brenda javëve dhe muajve të ardhshëm.

Kjo sipas studimit, dhe se shkalla e shtrimit në spital mund të rritet midis këtij grupi, megjithëse ai nuk e shpjegoi pse mund të ndodhte kjo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se Irani është izoluar prej në mars, muaj në të cilin  nisën të shfaqqeshin rastet e para, por masat e Covid-19 u lehtësuan rreth dy muaj më vonë për të ndihmuar në ringritjen e ekonomisë.

Të paktën 2 milion iranianë vlerësohet se kanë humbur punët e tyre si rezultat i pandemisë, si dhe vazhdimit të sanksioneve amerikane dhe kushteve të këqija ekonomike.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment