Sport

Rosi: Garat në TV? Sikur të rrotullojnë thikën në plagë

Valentino Rosi nuk ka qenë këtë fundjavë në Aragon, pasi Koronavirusi nuk e ka lejuar edhe pse gjëndja e tij është përmirësuar
Featured image of article: Rosi: Garat në TV? Sikur të rrotullojnë thikën në plagë
Përditësuar:

ITALI – Koronvirusi ka penguar Valentino Rosin që të ishte në këtë fundjavë në Aragon dhe sigurisht edhe për këtë fakt, kjo e dielë ka qenë e vështirë për të.

“Nuk e kisha menduar më pare se mund të ishte kështu, pa asnjeri pranë, ndryshe nga mbyllja e fillimit të vitit. Nuk shoh askënd dhe kjo është shumë e besdisshme. Tani nga ana shëndetësore jam mire, ndihem pak i pafuqishëm, por të paktën nuk kam më temperature,” – ka thënë kampioni nga Tavulia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kjo shkëputje pas rezultateve jo të mira nuk duhej. Kur sheh Yamahan se sa në gjëndje të mire është dhe ti duhet ta ndjekësh nga televizori, është njësoj sikur të rrotullojnë thikën në plagë. Fundjava e ardhshme do të jetë edhe më e vështirë, pasi do të jem mire dhe nuk do të kem mundësi të jem në pistë”, – ka përfunduar deklaratën e tij për Sky, Valentino Rosi.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment