Showbiz

Ronela Hajati konfirmon publikisht ndarjen nga Young Zerka: Jam vetëm, më e padashuruar se asnjëherë, Zoti i di më mirë ca gjëra…

Ronela zgjodhi t’i surprizojë të gjithë duke thënë se është më “e padashuruar se kurrë”.
Featured image of article: Ronela Hajati konfirmon publikisht ndarjen nga Young Zerka: Jam vetëm, më e padashuruar se asnjëherë, Zoti i di më mirë ca gjëra… Ronela Hajati - Young Zerka

TIRANE– Prej muajsh është folur se këngëtarja Ronela Hajati është ndarë nga Young Zerka.

Megjithatë, një konfirmim nga çifti nuk kishte ardhur asnjëherë mirëpo është vënë re se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Mirëpo Ronela, zgjodhi t’i surprizojë të gjithë duke thënë se është më “e padashuruar se kurrë”. E ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo u pyet nga fëmijët se në ç’gjendje është aktualisht zemra e saj dhe këngëtarja pranoi se nuk është fare, po fare e dashuruar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

’Unë jam, çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë. Jam vetëm, shumë e fokusuar me punën. Kjo karantina, më ka ndihmuar shumë të punoj me veten. Mendoj që Zoti i di më mirë ca gjëra, i ka shkruar, prandaj ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen”.

Lidhja mes Ronelës dhe Zerkës është përfolur prej vitesh, por ishte këngëtari ai që e konfirmoi në nëntor të 2019-ës, duke e quajtur “shpirtin e tij binjak”, madje më herët ka patur zëra që thoshin se çifti ka nisur të bashkëjetojë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment