Showbiz

Ronela Hajati flet hapur për Young Zerka-n: Nuk është më imi

Pas lajmeve të bujshme të ndarjes së tyre, Ronela Hajati flet hapur për Young Zerkan.
Featured image of article: Ronela Hajati flet hapur për Young Zerka-n: Nuk është më imi Young Zerka dhe Ronela Hajati.

Dashuria e ‘panjohur’ e Ronela Hajatit dhe Young Zerkës, asnjëherë nuk u bë publike. Asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht dhe gjithçka duket se ka përfunduar.

Pak kohë më parë lajmin e ndarjes e ka bërë publik ‘Prive’, pasi kuptuan se ata nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në profilet e Instagram.

Ditën e sotme në një intervistë për Trokit, Ronela Hajati foli troç pë Young Zerkan për herë të parë.

Ermali: Thuaje troç: I imi është dhe kjo punë ka marrë fund!

Ronela: Po nuk është i mi!

Ermali: Ja filloi tani saga!

Ronela: Kam kohë unë për ato punë!

Ermali: E konkludojmë me një foto tuajën me puthje!

Ronela: Po, llapën shtizë deri në mushkëri!

Moderatori e mbylli diskutimin me fjalët se dyshja nuk janë më bashkë dhe Ronela nuk pati asnjë koment për këtë.

L.K/Dosja.al

Shto Koment