Sport

Ronaldo thyen “mallkimin” e goditjeve të dënimit, ja sa kishte portugezi që nuk shënonte

Herën e fundit që Ronaldo kishte shënuar nga goditja e dënimit, ishte më 16 dhjetor të 2017-ës, në një sfidë të vlefshme për Botërorin e Klubeve
Featured image of article: Ronaldo thyen “mallkimin” e goditjeve të dënimit, ja sa kishte portugezi që nuk shënonte Cristiano Ronaldo

TORINO- Cristiano Ronaldo ka thyer një mallkim sa i përket golave nga goditja e dënimit. Portugezi kishte që nga viti 2018 që nuk shënonte. Në derbin ndaj Torinos, kur CR7 ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi mbi vijën e 16 metrave dhe dërgoi sferën në rrjetën e portës së Sirigut, ku ky i fundit ndonëse e preku topin, nuk arriti t’i ndërrojë udhë.

Herën e fundit që Ronaldo kishte shënuar nga goditja e dënimit, ishte më 16 dhjetor të 2017-ës, në një sfidë të vlefshme për Botërorin e Klubeve, mes Realit të Madridit dhe Gremios, ndërsa pas ndeshjes portugezi nuk e fshehu kënaqësinë që “u zhbllokua”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment