Sport

“Ronaldo tha se u largua prej nënës, tani e shohim në pishinë”

Portugezi nuk është në Torino si lojtarët e tjerë, por nuk është as i vetmi që është larguar
Featured image of article: “Ronaldo tha se u largua prej nënës, tani e shohim në pishinë” Cristiano Ronaldo

Koronavirusi ka shtyrë disa futbollistë të huaj të Juventusit (dhe jo vetëm), që të largohen nga gadishulli iberik për t’u kthyer në atdhe. Për shembull, Sami Khedira dhe Miralem Pjanic.

Në këtë listë është edhe Cristiano Ronaldo, i cili është sulmuar ashpër nga ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli. “Nuk e kuptoj pse disa yje janë larguar nga Italia. Kur të kthehen në Itali, ata do të duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë. Situata u komplikua që kur u largua Ronaldo”, ka deklaruar ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Cristiano fillimisht tha se u largua për mamanë, por më pas e shohim që merr diell në pishinë”, ka shtuar ish-presidenti i bardhezinjve.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment