Sport

Ronaldo: Të shënosh në Itali më e vështirë se në Spanjë, me Atletikon do jetë ndeshje e vështirë

Cristiano Ronaldo tha se Seria A është me vështirë se në Spanjë, pasi kualiteti është i lartë, madje më shumë nga çfarë priste portugezi, por gjithshtu ka folur dhe për ndeshjen e darkës me Atletiko Madrid
Featured image of article: Ronaldo: Të shënosh në Itali më e vështirë se në Spanjë, me Atletikon do jetë ndeshje e vështirë Cristiano Ronaldo, futbollist i Juvnetusit.

Futbollsiti i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka folur lidhur me eksperiencën e tij në Itali.

Ai ka thënë se të shënosh në Seria A është me vështirë se në Spanjë, pasi kualiteti është i lartë, madje më shumë nga çfarë priste portugezi, por gjithshtu ka folur dhe për ndeshjen e darkës me Atletiko Madrid, pasi humbën ndeshjen e parë me rezultatin 2-0.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do të jetë ndeshje e vështirë. Atletiko ka luajtur në 2 finale të Championsit në 4 vitet e fundit. Është një kandidate për ta fituar dhe e dimë që do të jetë e vështirë. Jam i lumtur në Itali, luaj në kampionat kompeditiv. E ndjej se jam përshtatur dhe bilancet janë pozitive. Nuk e prisja të ishte një kampionat kaq kualitativ. Është një realitet ndryshe për familje time, një gjuhë dhe kulturë ndryshe. Jetotj larg shtëpisë që kur isha 11 vjeç dhe nuk kam probleme.”, u shpreh fillimisht Ronaldo

Kur isha 18 vjeç shkova në Angli, 25 në Spanjë dhe tani 33, në Torino. Nuk më mungojnë Spanja dhe Portugalia. Kam lënë shumë miq, një klub që më ka dhënë dashuri, por nuk më mungon ai vend, sepse i kam të njëjta gjëra edhe këtu. Është më e vështirë të shënon në Seria A se në La Liga, ku luhet hapur. Në Spanjë skuadrat rrezikojnë shumë, kurse këtu ka prioritet mbrojtja. Kam luajtur edhe në Angli për  vite dhe them se kampinati më i vështirë për të shënuar është ai italian.

Cristiano Ronaldo, futbollist i Juventus.

Shto Koment