Showbiz

VIDEO/ “Më kanë kërcënuar e sharë”, gazetari Ronaldo Sharka flet pas kamerës së fshehtë me Romeon: I nxorra videon në pishinë me Jonidën, për Donaldin kisha material plot dhe u isha qepur

Në një moment të intervistës, Sharka u ndal tek kamera e fshehtë që i bëri Romeo Veshajt, e cila u zhvillua mes sharjeve dhe kërcënimeve (gjë për të cilën Dosja.al bëri edhe një shënim), dhe shtoi se ksihte menduar edhe ta hidhte në gjyq aktorin.
Featured image of article: VIDEO/ “Më kanë kërcënuar e sharë”, gazetari Ronaldo Sharka flet pas kamerës së fshehtë me Romeon: I nxorra videon në pishinë me Jonidën, për Donaldin kisha material plot dhe u isha qepur Jonida Maliqi, Romeo Veshaj, Ronaldo Sharka
Përditësuar:

TIRANË– Gazetari Ronaldo Sharka ka folur së fundmi në lidhje me sherret dhe debatet që ka pasur me aktorët binjakë Veshaj, por mbi të gjitha me Romeon, me të cilin është ndeshur dy herë. I ftuar në emisionin e shoëbizit “ Mes Yjesh”, Sharka foli për kamerat e fshehta që zhvillon në kuadër të emisionit “Thumbon”, pjesë e të cilit  është edhe vetë.

Në një moment të intervistës, Sharka u ndal tek kamera e fshehtë që i bëri Romeo Veshajt, e cila u zhvillua mes sharjeve dhe kërcënimeve (gjë për të cilën Dosja.al bëri edhe një shënim), dhe shtoi se ksihte menduar edhe ta hidhte në gjyq aktorin.

Ma punuan bukur, deri në momentin që Romeo të thyente gotën unë nuk kisha frikë sepse normal në një ambient publik askush nuk të bën asnjë gjë, aq më pak një person të flet dhe të kërcënon nuk të bën gjë. Ai që e ka në mendje për të të vrarë apo për të të bërë diçka nuk të çon mesazhe. Thash ta përziej me qetësi, të shkoj në polici, të marr filmimet e lokalit e ta hidhja në gjyq. Kjo ishte gjëja më e mirë ligjore që mund të bëja. Kur theu gotën u tremba pak se thashë e paska ndarë mendjen të më bëjë keq. Pas kameras i ulëm gjakrat dhe u bëmë miq,”- tha gazetari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ronaldo Sharka foli edhe për një përballje tjetër me Romeo Veshajn, për periudhën në të cilën publikoi videon ku aktori shihej në krahët e Jonida Maliqit në pishinë. Edhe këtë herë, gazetari pranoi se është kërcënuar nga Romeo dhe nga i vëllai i tij, Donaldi. Për Doanldin, gazetari shtoi se ksihte material për një histori të tijën personale dhe se donte t’ja publikonte.

Unë i isha qepur Romeos dhe Donaldit sepse kisha materiale, guximin dhe dëshirën për t’i publikuar, të tipit video në pishinë me Jonida Maliqin, një artikull për Donaldin i cili fliste për një lidhje të shkuar duke i mbuluar identitetin e partneres në fjalë e shumë gjëra të tjera që lidheshin me jetën personale të vëllezërve Veshaj. Kemi pasur një përplasje virtuale në Ëhats App, celular muaj më parë. Më ka sharë, ato tek kamera e fshehtë nuk janë asnjë gjë fare, ka pasur të shara ekstreme dhe kërcënime. I kuptoj vëllezërit Veshaj,”– shtoi ai më tej.

Ronadlo Sharka ishte gazetari që u përball në një kafene me Romeo Veshajn në kuadër të një kamere të fshehtë. Aktori e kërcënoi gazetarin, e shau në mes të loakit dhe madje theu edhe gotën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment