Sport

Ronaldo: “Nëse luajmë kështu, nuk kemi nga kush të kemi frikë, është privilegj të përballesh me Mesin”

Kristiano Ronaldo për Mesin: "Gjithmonë është mirë të përballesh me të. Të gjithë flasin për rivalitetin tonë, por për mua përballjet me të janë gjithmonë një privilegj"
Featured image of article: Ronaldo: “Nëse luajmë kështu, nuk kemi nga kush të kemi frikë, është privilegj të përballesh me Mesin”
Përditësuar:

SPANJE – “Duke luajtur kështu, nuk kemi asgjë për t’u frikësuar deri në fund të sezonit.” Kristiano Ronaldo feston fitoren e tij 3-0 kundër Barcelonës në rrjetet sociale dhe dopiedën e tij, si dhe vendin e parë të Juves që parakaloi blaugrana.

“Gjithmonë është bukur të kthehesh në Spanjë dhe Katalonjë, është gjithmonë e vështirë të luash në “Camp Nou” kundër një prej skuadrave më të forta, me të cilat jam përballur ndonjëherë, – vazhdon portugezi, duke postuar gjithashtu foton e festimit të juventinëve në dhomën e zhveshjes, – por sot ne ishim një ekip Championsi: një familje e vërtetë, e fortë dhe e bashkuar!”

Për ndeshjen e fituar ndaj Mesit në fushë, Kristiano Ronaldo deklaroi: “Gjithmonë është mirë të përballesh me të. Të gjithë flasin për rivalitetin tonë, por për mua përballjet me të janë gjithmonë një privilegj”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment