Sport

Ronaldo në kërkim të rekordeve, ja objektivat e portugezit me fanellën e Juventusit

Ronaldo mund të bëhet i pari futbollist në botë që fiton titullin e golshënuesit, nëse ia del të renditet në krye edhe në kampionatin italian me Juven
Featured image of article: Ronaldo në kërkim të rekordeve, ja objektivat e portugezit me fanellën e Juventusit Cristiano Ronaldo- Futbollist i Juventusit

TORINO– Cristiano Ronaldo është pjesë e Juventusit prej verës së vitit 2018 dhe tani me klubin bardhezi ka si objektiv të vendosë dy rekorde të tjera që mund të hyjnë në historinë e futbollit.Kështu pasi është shpallur golshënues në kampionatin anglez me Manchester United dhe në atë spanjoll me Realin e Madridit, Ronaldo mund të bëhet i pari futbollist në botë që fiton titullin e golshënuesit, nëse ia del të renditet në krye edhe në kampionatin italian me Juven.

Natyrisht që gjërat këtë sezon nuk janë vetëm në dorën e yllit portugez, pasi kur kanë mbetur edhe 8 javë për t’u luajtur deri në fund të kampionatit, sulmuesi i Lazios Ciro Immobile kryeson me 4 gola më tepër në renditjen e golshënuesve.Një tjetër rekord që synon Ronaldo, është të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të 6 në karrierë, si asnjë futbollist tjetër më parë, pasi e ka fituar kompeticionin më të rëndësishëm europian një herë me Manchester Unitedin dhe 4 herë me Real Madridin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe këtu rruga nuk është aspak e lehtë, pasi fillimisht do të duhet të përmbysin humbjen në ndeshjen e parë ndaj Lyonit dhe më pas të vijojnë me fazën e çerekfinaleve e në vijim, për të shpresuar të fitojnë Ligën e Kampionëve.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment