Sport

Ronaldo në gjumë, Lyon befason Juventusin në Champions League

Juventusi nuk gjen rrjetën ndaj francezëve, pësojnë gol kur kanë 10 lojtarë në fushë
Featured image of article: Ronaldo në gjumë, Lyon befason Juventusin në Champions League Foto nga ndeshja

Lyon sonte i ka befasuar të gjithë duke mposhtur 1-0 Juventusin në Champions League. Skuadra francezi i kishte bërë mirë llogaritë kundër bardhezinjve dhe doli kryelartë nga fusha, duke bërë një ndeshje të mirë dhe duke krijuar plot raste shënimi.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Tousart pas gjysmë ore lojë. Francezët ishin me fat, sepse goli erdhi kur bardhezinjtë ishin me 10 lojtarë në fushë, pasi ndodhi një episod mjaft i rëndë.

Gjatë një goditjeje dënimi për Juventusin, De Ligt u përplas në zonë nga kundërshtari dhe ra në tokë. Alex Sandro ndodhej krejt pranë holandezit dhe e goditi me këmbë mbi kokë pa dashje. U desh ndërhyrja e mjekëve, që De Ligt të vazhdonte lojën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me këtë humbje, trajneri Sarri duhet të mendohet mirë për formacionin dhe mentalitetin e skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit, sepse rrezikon të turpërohet para kohe në kompeticionin ku prej vitesh pritet trofeu.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment