Sport

Ronaldo jep deklaratën më të bukur të dekadës: E admiroj rivalin tim Leo Messi, më përmirëson

"Një rivalitet i tillë nuk ekziston vetëm në futboll. Michael Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alan Prost ishin rivalë të shkëlqyer në Formula 1"
Featured image of article: Ronaldo jep deklaratën më të bukur të dekadës: E admiroj rivalin tim Leo Messi, më përmirëson Ronaldo-Messi, dueli i dekades

Cristiano Ronaldo ndjen admirim për rivalin e tij më të madh, Leo Messi. Ky nuk është lajm portalesh apo ndonjë deklaratë e shkëputur nga miqtë e portugezit, duke cituar këtë të fundit.

Jo, është vetë ai që e ka thënë në një intervistë të fundit. “Ndjej admirim për karrierën që ka zhvilluar Messi. Ai ka deklaruar se se kishte hasur probleme pas largimit tim nga Spanja, sepse e vlerësonte rivalitetin që ishte mes nesh”, është shprehur CR7, aktualisht te Juventusi, skuadra ku po tenton të fitojë edhe një herë Ligën e Kampionëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Duhet të kemi parasysh se një rivalitet i tillë nuk ekziston vetëm në futboll. Michael Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alan Prost ishin rivalë të shkëlqyer në Formula 1. Di të them se rivaliteti na bën edhe më të fortë”, ka shtuar Ronaldo.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment