Sport

Ronaldo, “intervistë” përballë 450 milionë njerëzve!

“Nuk kam simptoma, ndihem mirë. Fle mirë. Paqe dhe dashuri,” – thotë Kristiano, i cili prej ditësh është në izolim, pasi rezultoi pozitiv ndaj Covid-19
Featured image of article: Ronaldo, “intervistë” përballë 450 milionë njerëzve!
Përditësuar:

ITALI – Koronavirusi nuk kursen askënd, dhe këtë gjë e ka konfrimuar tashmë prej shumë muajsh. Megjithatë, infektimi i personazheve publikë dhe të njohur, bën që të ketë një vëmendje shumë të madhe rreth mënyrës, se si ata po e kalojnë këtë sëmundje.

Një ndër ta është ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo. Prej disa ditësh në izolim, ai shfaqet herë pas here në mënyra të ndryshme, dhe së fundmi, është shfaqur në “Instagramin” e tij drejtpërdrejtë, duke i dhënë përgjigje disa prej fansave që interesoheshin kryesisht për shëndetin e tij.

“Jam mirë, paqe dhe dashuri,”– shprehet në një moment portugezi. Më pas, të interesuarit për gjëndjen tij ishin të shumtë dhe kërkonin më shumë informacion: “Nuk kam simptoma,” – tha Ronaldo. – “Ndihem mirë, fle mirë.”

Ngjan si e pabesueshme deri-diku, por të gjtha këto deklarata Kristiano Ronaldo i bënte përpara 450 milionë ndjekësve, drejtpërdrejtë që e ndiqnin në ato momente.

B.T (Dosja.al)

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Shto Koment