Sport

Ronaldo është shpëtimtari i Juventusit, 2 gola in-extremis për të përmbysur Udinesen

Bardhezinjtë fitojnë me përmbysje dhe është pikërisht Cristiano Ronaldo që nxjerr nga telashet ekipin torinez me dy gola të shënuar.
Featured image of article: Ronaldo është shpëtimtari i Juventusit, 2 gola in-extremis për të përmbysur Udinesen Juventus

ITALI- Transferta e Udines rezultoi më e vështirë seç pritej për skuadrën e Juventusit. Bardhezinjtë fitojnë me përmbysje dhe është pikërisht Cristiano Ronaldo që nxjerr nga telashet ekipin torinez me dy gola të shënuar.

Juventusi zhvilloi një pjesë të parë relativisht të dobët, pa mundur të reagonte si duhet pas golit të Molinës. Gjithsesi, atëherë kur sfida po i drejtohej fundit, në momentin e ekzekutimit të një goditjeje të lirë nga Ronaldo, topi përfundoi në dorën e një futbollisti që formonte murin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga pika e bardhë nuk gaboi CR7, që realizoi edhe golin e përmbysjes një minutë para fundit të kohës së rregullt. Juventusi renditet në vendin tretë, me 69 pikë, sa Atalanta dhe Milani.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment