Sport

Ronaldo, çfarë bëre kështu? Hoqi nga tavolina shishet e ‘Coca-Cola’-s, portugezi i shkakton kompanisë miliarda euro humbje

Gjesti i kampionit portugez pati një ndikim negativ në kompaninë amerikane. Në fakt, siç raportohet nga gazeta spanjolle Marca, disa minuta pas konferencës së CR7 dhe Fernando Santos, kompania e pa veten me humbje marramendëse.
Featured image of article: Ronaldo, çfarë bëre kështu? Hoqi nga tavolina shishet e ‘Coca-Cola’-s, portugezi i shkakton kompanisë miliarda euro humbje Cristiano Ronaldo

EUROPË-Gjesti i Cristiano Ronaldos në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Hungarisë ka bërë xhiron e rrjetit. Portugezi hoqi dy shishet e Coca Cola-s, sponsor i kampionatit Evropian, duke i zëvendësuar me një ujë të shfaqur me krenari. Gjesti i kampionit portugez pati një ndikim negativ në kompaninë amerikane. Në fakt, siç raportohet nga gazeta spanjolle Marca, disa minuta pas konferencës së CR7 dhe Fernando Santos, kompania e pa veten me humbje marramendëse.

Coca-Cola, humbje prej 4 miliardë dollarësh

Në 3:00 pasdite në Evropë, aksionet e Coca Cola ishin afër 56.10 dollarë për aksion. Gjysmë ore më vonë, me përfundimin e konferencës në stadiumin Puskas Ferenc në Budapest, aksionet ranë në 55,22 dollarë. Një rënie brutale prej 1.6% për kompaninë në bursë pasi vlera e kompanisë shpejt kaloi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë. Humbjet totale për kompaninë pas gjestit të Cristiano Ronaldos vlerësohen të jenë 4 miliardë dollarë.

Ronaldo, gjest në konferencën për shtyp dhe qortim ndaj djalit të tij

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pini ujë”, fjalët e Cristiano Ronaldos i cili hoqi dy shishe Coca Cola para tij para fillimit të konferencës për shtyp. Nuk është hera e parë që kampionit të Juventusit i duhet të ankohet për pijen e famshme nga kanaçe e kuqe. Herën e fundit në fakt ai e citoi atë duke qortuar djalin e tij Cristiano Jr. “Ai ka potencial, por ai vazhdon të hajë patate të skuqura dhe të pijë Coca Cola. Kështu që ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të shkojë në majë.”.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment