Sport

Ish-presidenti i Juventusit sulmon ashpër Ronaldon: Iku për nënën e sëmurë? E tregoi veten në pishinën me diell

Pas rastit të Ruganit me Covid-19 i pari që u largua nga Torino për në Madeira ishte Cristiano Ronaldo, duke u ndjekur nga të tjerë.
Featured image of article: Ish-presidenti i Juventusit sulmon ashpër Ronaldon: Iku për nënën e sëmurë? E tregoi veten në pishinën me diell Ronaldo

ITALI- Futbollistët e Juventusit nuk është se e kanë respektuar karantinën,pasi disa prej tyre u larguan në vendet e tyre përkatëse.

Pas rastit të Ruganit me Covid-19 i pari që u largua nga Torino për në Madeira ishte Cristiano Ronaldo, duke u ndjekur nga Douglas Costa, Khedira, Pjanic dhe  Bentancur. Ish presidenti i Juventusit, Cobolli Gigli u intervistua në  “Radio Punto Nuovo” dhe nuk i fshehu kritikat ndaj portugezit.

“Situata u ndërlikua me Ronaldon, i cili ishte i pari që u largua, duke u justifikuar me nënën e sëmurë. Por, pastaj vetëm tregoi veten, duke marrë rreze dielli në një pishinë të madhe. Karantina nuk është diçka që duhej të bëhej sipas dëshirës, ata duhej të ishin mbajtur në klub, në hotelin e Juventusit, ashtu siç po vepron Interi”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(e.ç./dosja.al)

 

Shto Koment