Sport

Ronaldinho del nga burgu, dha shifrën marramendëse për t’u liruar. Njerëzit e thjeshtë në Paraguai s’i bëjnë dot për 1000 vite

Shteti ka përfituar një shifër shumë të majme për ta liruar dhe kaluar në arrest shtëpie figurën e njohur të sportit.
Featured image of article: Ronaldinho del nga burgu, dha shifrën marramendëse për t’u liruar. Njerëzit e thjeshtë në Paraguai s’i bëjnë dot për 1000 vite Ronaldinjo

Një lajm i mirë vjen për ish-futbollistin e Barcelonës dhe Milanit, Ronaldinjo, i cili ndodhej në burg në Paraguai së bashku me vëllain e tij për falsifikimin e dokumentave.

Shteti ka përfituar një shifër shumë të majme për ta liruar dhe kaluar në arrest shtëpie figurën e njohur të sportit. Por të burgosurit e tjerë dhe që kanë rënë brenda për të njëjtën arsye, as që mund ta përfytyrojnë për të pasur të njëjtin fat si Ronaldinho për të dalë nga burgu.

Kjo pasi u dhanë plot 1.6 milionë dollarë, që ndoshta në pamje të parë nuk mund të duket edhe një shifër çmendurie për këtë ikonë të futbollit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por këto 1.6 milionë dollarë korrenspodojnë me paranë që përdoret në Paraguai, në 10,454,377,983.59 guaraní.

Ndërkohë që rroga e minimumit të jetesës në këtë shtet është rreth 2.000.000 guarani në muaj, ose e thënë ndryshe në rreth 350 dollarë. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet dhe kërkimi i personit i cili u kishte siguruar pasaportat.

(e.ç./dosja.al)

Shto Koment