Sport

Roma dorëzohet, mbrojtësi i huazuar nga Manchester United rikthehet në Angli

Sipas mediave ndërkombëtare klubet nuk arritën dot një marrëveshje për zgjatjen e huazimit deri në ndeshjet e fundit të Europa League.
Featured image of article: Roma dorëzohet, mbrojtësi i huazuar nga Manchester United rikthehet në Angli Chris Smalling

ITALI- Roma ka bërë gjithçka për ta mbajtur mbrojtësin e qendrës Chris Smalling, që huazoi te Manchester United, por mesa duket nuk ja ka dalë dot.

Sipas mediave ndërkombëtare klubet nuk arritën dot një marrëveshje për zgjatjen e huazimit deri në ndeshjet e fundit të Europa League. Futbollisti do të rikthehet me skuadrën që u bashkua 10 vite më parë në Angli. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që djajtë e kuq të Anglisë i kanë vendosur çmimin 20 milion euro kartonit të Smalling. 30-vjeçari ka akoma edhe 2 vite kontratë me Manchester United, dhe ndërkohë drejtuesit e tij po mbajnë lidhje me disa klube që janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment