Sport

Roli i Shëndetit Mendor në Botën e Futbollit

Por është një pjesë ose më saktë aspekt në të cilin tifozët dhe njerëzit nuk e marrin aspak në konsideratë kur mendohet për futbollin e cila është shëndeti mendor dhe si kjo pjesë ndikon te pjesëtarët e ndryshëm të lojës
Featured image of article: Roli i Shëndetit Mendor në Botën e Futbollit Foto Ilustruese

Bota e futbollit shikohet nga tifozët dhe njerëzit nëpër botë si një industri një lojë ku qarkullojnë nje sasi e madhe parash dhe në të cilën lojtarët dhe ekipet luftojnë me njëri tjetrin për të fituar dhe për të arritur majën. Por është një pjesë ose më saktë aspekt në të cilin tifozët dhe njerëzit nuk e marrin aspak në konsideratë kur mendohet për futbollin e cila është shëndeti mendor dhe si kjo pjesë ndikon te pjesëtarët e ndryshëm të lojës.

Shëndeti mendor ose më specifikisht stresi, depresioni ndikon e luan një rolë shumë të rëndësishëm në shumë lojtarë, trajnerë dhe pjesëtarë të ndryshëm të lojës. Për sa i përket këtij problemi nuk ka pasur shumë diskutime ose debate për të dhe rolin e tij, por në vitet e fundit ky problem është bërë më i njohur për njerëzit, shumë e më shumë veta po diskutojnë për këtë aspekt dhe si të mundohen ta zgjidhin këtë pjesë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lojtaret, stafi i klubeve përballen me probleme të shëndetit mendor në faza të ndryshme të karrierës së tyre që nga niveli i fëmijëve deri në nivelin profesionistë. Është një aspekt pozitiv që ndërgjegjësimi për këtë aspekt është duke u rritur te njerezit dhe pjesetarë të ndryshëm të lojës së futbollit.

Xh.Z (dosja.al)

Shto Koment