Aktualitet

Zbulohet EMRI/ Fqinji i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve Bardhi, kush është Roland Pula. FNSH ‘zbarkon’ në Krujë

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në kërkim nga Policia është shpallur Roland Pula, fqinj i dy të rinjve të ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Featured image of article: Zbulohet EMRI/ Fqinji i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve Bardhi, kush është Roland Pula. FNSH ‘zbarkon’ në Krujë Foto ilustruese

KRUJË– Zbulohet identiteti i të dyshuarit kryesor për vrasjen e dy vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhi në Krujë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në kërkim nga Policia është shpallur Roland Pula, fqinj i dy të rinjve të ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Mësohet se prej vitesh familja Bardhi kishte hasmëri me disa familje në fshat por ende nuk dihen arsyet.

Gjithashtu mësohet se FNSH-të dhe forca të shumta policie kanë ‘zbarkuar’ në fshatin Gramzë dhe kanë nisur krehjen e zonës për të kapur të dyshuarin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vrasje e dyfshitë ka ndodhur rreth orës 22:25 të mbrëmjes në Krujë. Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi janë qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe kanë ndërruar jetë rrugës për në spital.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment