Aktualitet

Rrokadë në Polici! Nisin ndryshimet, ja emrat që do drejtojnë Kavajën, Vorën dhe ‘5-ën’ e Tiranës

Mësohet se Sali Skura, emri i të cilit është përmendur në përgjimet e publikuara nga “Bild” për dosjen 139, do të largohet nga Komisartiati Numër 5 dhe tashmë do të drejtojë Kavajën.
Featured image of article: Rrokadë në Polici! Nisin ndryshimet, ja emrat që do drejtojnë Kavajën, Vorën dhe ‘5-ën’ e Tiranës Drejtoria e Policisë

TIRANËPolicia e Shtetit ka pësuar sot disa ndryshime në kupolën drejtuese të saj. Sipas informacioneve bëhet me dije se Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, ka firmosur ndryshimin e drejtimit për disa komisariate.

Mësohet se Sali Skura, emri i të cilit është përmendur në përgjimet e publikuara nga “Bild” për dosjen 139, do të largohet nga Komisartiati Numër 5 dhe tashmë do të drejtojë Kavajën.

Ndërkohë Skuraj do të zëvendësohet nga Altin Lila, i cili ka qenë shef në sektorin e vrasjve në drjetorinë e Policisë së Tiranës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aliosha Brokaj që drejtonte Policinë e Kavajës është larguar nga ky post dhe është emëruar Shef Komisariati në Vorë.

Këto janë ndryshimet e para që bëhen në Policinë e Shteitit, pasi mësohet se në ditët në vijim do të ketë ndryshime të tjera në nivele të larta drejtuesish.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment