Showbiz

“Roja i Portokallisë desh më shkatërroi karrierën”, rrëfehet “doktori”: Pyeta kur fillojnë audicionet, por ai…

Ai zbuloi se roja e 'Top Channel' për pak kishte qenë duke i shkatërruar karrierën.
Featured image of article: “Roja i Portokallisë desh më shkatërroi karrierën”, rrëfehet “doktori”: Pyeta kur fillojnë audicionet, por ai… Aktori Erdit Asllani

TIRANË- Aktori i “Portokallisë”, Erdit Asllanaj, teksa ishte i ftuar në “Lart Poshtë” ka zbuluar detaje nga jeta e tij private dhe mënyrën sesi u katapultua në spektaklin më të njohur humoristik. Ai zbuloi se roja e ‘Top Channel’ për pak kishte qenë duke i shkatërruar karrierën.


Kur shkoja për të pyetur se kur nisnin audicionet e “Portokallisë”, më dilte gjithmonë një roje atje. Unë e pyeta kur fillonin, ai më tha kthehu pas 2 muajsh. Shkoj përsëri unë pas 2 javësh, prapë i njëjti roje. O prapë ti, ik se ke ardhur shpejt, janë pas 2 muajsh’. E një ditë vete unë, ishte ditë me shi, dhe më doli prapë roja. Prapë më tha kthehu pas 2 javësh. Unë eca, i shkava pak me lezet e kalova. Rastis aty me asistent regjisorin. E pyes e më thotë hajde se tani janë audicionet. Unë i thashë që isha i papërgatitur, por që thoni ju aty filloi rrugëtimi im në “Portokalli”, u shpreh Erditi, duke theksuar se puntata e tij e parë ka qenë ‘b.ombastike’.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment