LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Robin Hood-i do të jetë si unë’, kush është kapobandoja e Vlorës, Zani Caushi që Romano Prodi i besoi jetën: Sali B

3 Nëntor 2019, 11:12 Nga DOSJA
‘Robin Hood-i do të jetë si unë’, kush

VLORË– Në rubrikën “Dikur” do të rikthehemi në vitin 1997, vitin e mbrapshtë kur bandat në vend mbinin si kërpudha. Por sigurisht një nga më famëkeqet, emri i të cilës edhe sot kujtohet me terror është ajo e Çoles, me në krye kapon Myrteza Çaushi. 

I njohur si Zani, i riu nga Vlora ku gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, kishte rivalë të fortë. 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit (shpesh herë bashkoheshin në një grup) dhe Banda e Pusit të Mezinit.  Gjatë përplasjes me bandat e armatosura Zani Çaushi ka humbur tre vëllezërit.

I vetëquajturi “Robin Hood” por sigurisht që në version më të mirë, Zani i dha vetes titullin “kundërshtari i betuar” i Sali Berishës, ndërkohë që nga ana tjetër ishte mbështetës i flaktë i Partisë Socialiste. Aq e fortë ishte urrejta për Berishës, saqë Zani nuk denjonte që ta thoshte çdo herë që jepte intervistë për mediat e huaja dhe vendase. 

“Unë ndihmoj popullin e Vlorës dhe Shqipërisë, Berisha nuk mund të më peshkojë dhe të më bëjë lojra. E kam thënë disa herë që është i dënuar me vdekje dhe nuk mund të shpëtojë. Ka vrarë vëllezërit tanë. Jo tani por nja 2-3 vjet më parë, shumë fëmijë janë vrarë dhe masakruar nga Sokol Mulosmani. Unë kam 6 vjet luftë me Berishën. Më kanë rrahur. Berisha ka bërë shumë në Vlorë. Ne do të luftojmë sa të vdesim të gjithë këtu, në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kam qindra njerëz të armatosur dhe ju them se kur të bëhen zgjedhjet dhe Berisha bën prapë lojra, atëherë ne do të shkojmë në Tiranë.”

Sigurisht që krimet e bërë, Zani i justifikonte si të keqe të domosdoshme, duke prentenduar se çdo gjë e bënte për të mirën e popullit, duke theksuar se kishte mbështetjen e tyre të plotë. Madje arrinte deri aty saqë mendonte se i kishte ushtarët e vetë. Në këmbim, i forti i Çoles pretendonte se ruante qetësinë në qytet. 

“Nuk është shtet, është një bandë gangsterash. Edhe unë gangster jam, bëj luftë me gangsterin Berisha. Gangsteri më i fortë jam unë, se unë kam popullin pas meje. Robin Hood-i ka dëshirë që ta quajnë Zani. Sepse jetonin vetëm në një pyll, në një këshjellë, kishte njerëz me harqe. Ndërsa Zani ka një popull të gjithë të armatosur me armët më të fundit. Atëherë mund të themi se Robin Hood-i do ë kishte dëshirë të quhej Zani. Rëndësi për mua ka që të mos i bie njeriu në qafë. Mos të vras njeri pa arsye. Kam dëshirë që njerëzit që bëjnë poshtërsira, përdhunojnë ose grabisin njerëz të varfër t’i ndëshkoj. Se kur grabisin njerëz të pasur gëzohem, që e kanë vënë pasurinë me poshtërsira.”

Kulmin e influencës së tij në popull, Zani e tregoi vetëm 15 ditë pas tragjedisë së “Otrantos”, kur kryeministri italian Romano Prodi zbarkoi në Vlorë.

Mëngjesin e 13 prillit 1997, tre helikopterë ushtarakë të marinës italiane zbritën në një zonë të pabanuar në Vlorë për të takuar kreun e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino dhe Presidentin Sali Berisha. 

Nën mbrojtjen absolute të Zanit që mbante një kallashnikov në dorë, Prodi ndaloi disa minuta në Vlorë duke dhënë mesazhe paqeje dhe duke premtuar ndihma nga qeveria italiane për t’u nisur sërish me helikopter për në Tiranë.

Ende mbetet e paqartë sesi një kryeministrër i një vendi si Itali, vendosi që të mbrohej nga Zani.  Ndoshta Zani u vetëofruar duke përdorur si justifikim zakonet e mikëpritjes shqiptare, apo nëse kjo ishte e vetmja mënyrë që delegacioni të zbarkonte në Vlorë. Ndoshta Zani nuk po e mbronte por po e mbante nën kontroll Prodin.

Vitet kaluan, dhe me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, pikërisht asaj që kapo mbështeste haptazi, Zani dhe pjesëtarë të bandës së tij u arrestuan dhe u dënuan për krime të cilat kishin lënë prova, p.sh armëmbajtje pa leje. 

Por ajo që e mban përjetësisht në burgun e Drenovës, tmerrin e jugut të vendit, është dënimi  i drejtësisë greke, e cila ka dhënë me akuzën e vrasjes plot 101 vite burg për Çaushin. Megjithatë edhe pse i mbyllur në qelinë e tij, mjafton që të përmendësh lagjen e Çoleve për të kujtuar një prej bandave më të tmerrshme që pa Shqipëria. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur banda e vlores lagja e coles myrteza caushi vlore zani i coles banda e vlores lagja e coles myrteza caushi vlore zani i coles

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni