Politike

Gazetari zbulon prapaskenat e marrëveshjes: PD do kërkojë që 100 ditë para zgjedhjeve të ketë gjithmonë qeveri kujdestare

Ai e vijoi më tej vendimin e tij the se ka informacion të sigurt se PD do të kërkojë që në zgjedhje të mos shkojë me Edi Ramën kryeministër, por me një qeveri kujdestare.
Featured image of article: Gazetari zbulon prapaskenat e marrëveshjes: PD do kërkojë që 100 ditë para zgjedhjeve të ketë gjithmonë qeveri kujdestare Robert Rakipllari, gazetar

TIRANË- Gazetari Robert Rakipllari ka zbuluar sot një nga kushtet e opozitës që do shtrohet në tryezën e Këshillit Politik. I ftuar sot në emisionin “Zonë e lirë”, Rakipllari u shpreh se PD do të kërkojë të vihet në Kushtetutë kërkesa për një qeveri kujdestare, 100 ditë para zgjedhjeve.

Ai e vijoi më tej vendimin e tij the se ka informacion të sigurt se PD do të kërkojë që në zgjedhje të mos shkojë me Edi Ramën kryeministër, por me një qeveri kujdestare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po të jap një informacion, opozita do kërkojë qeveri kujdestare…”, u shpreh Robert Rakipllari. Ndërkohë i pyetur nga Arian Çani se sa i sigurt është ky informacion, ai tha se e kishte 100% të konfirmuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment