Aktualitet

Robert Ndrenika pro Teatrit të ri: Dhimbje si ajo kur prishet shtëpia e vjetër e babait, por ngushëllim kur do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hile

Aktori i njohur Robert Ndrenika ka dalë pro ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Megjithatë, ai nuk e ka fshehur dhimbjen për prishjen e të vjetrit.
Featured image of article: Robert Ndrenika pro Teatrit të ri: Dhimbje si ajo kur prishet shtëpia e vjetër e babait, por ngushëllim kur do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hile Robert Ndrenika

TIRANË-Aktori i njohur, Robert Ndrenika ka deklaruar qëndrimin e tij pro Teatrit të Ri, i cili do të ndërtohet nga Bashkia e Tiranës. Një një reagim për “Neës24”, Ndrenika nuk e ka fshehur dhimbjen për prishjen e Teatrit të vjetër. Megjithatë nga ana tjetër ai ngushëllohet, me mendimin se të njëjtin vendin do të ngrihet një shtëpi bashkëkohore dhe pa hile.

Kam ndjerë po atë dhimbje që ndjen qytetari kur i prishet shtëpia e vjetër e babait, në të cilën ka kaluar fëmijërinë dhe është bërë burrë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera”, tha Ndrenika.

Ndrenika ndërkohë së bashku me disa aktorë të tjerë kanë firmosur edhe një peticion, ku shprehin dëshirën për një teatër të ri, por nuk specifikojnë nëse duhej shembur i vjetri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bashkia e Tiranës mori një muaj më parë në fshehtësi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar disa protesta, ndërsa ka nisur edhe mbledhjen e firmave për ndërtimin e Teatrit që u prish, ashtu siç ishte dhe aty ku ishte. Gjithashtu AMT ka depozituar disa padi në SPAK për personat që i konsiderojnë përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar, përfshi këtu kryebashkiakun Veliaj.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment