Aktualitet

Robert Budina denoncon Policinë: Më kanë grisur rrobat, Teatrin e mbrojmë deri në fund

Në një deklaratë për mediat Budina u shpreh se Policët i kanë amrrë këpucët dhe i kanë grisur rrobat. Pas denoncimit regjisori shtoi se as kjo dhunë nuk do ta ndalë rezistencën e tyre.
Featured image of article: Robert Budina denoncon Policinë: Më kanë grisur rrobat, Teatrin e mbrojmë deri në fund Robert Budina, regjisor

TIRANË- Regjisori Robert Budina, i cili është një ndër qëndrestarët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar ka deklaruar se është është dhunaur nga Policia.

Në një deklaratë për mediat Budina u shpreh se Policët i kanë amrrë këpucët dhe i kanë grisur rrobat. Pas denoncimit regjisori shtoi se as kjo dhunë nuk do ta ndalë rezistencën e tyre.

Pse nuk na lejoni të hyjmë brenda edhe neve? Duam të dimë çfarë po ndodh me teatrin? çfarë bëjnë këta njerëz që hyjnë e dalin? Po përdoren si mish për top policët dhe këta punëtorët. Më grisën mua, më kapën, më shtynë, ia lejomë vetes edhe ndonjë thyerje kockash. Mi morën policët këpucët, mi grisën ata rrobat dhe ne tani do grisim shtetin. Do bëjmë rezistencë është kalaja e fundit e demokracisë”,- tha ai.

Nis sërish zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Qytetarë të shumtë dhe ish-deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës. Nuk ka munguar përplasja mes artistëve dhe policisë. Gjatë një përplasje është tërhequr zvarrë regjisori Edmond Budina. Artistët shprehen të vendosur se nuk të lejojnë shembjen. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment