Showbiz

Robert Berisha vijon debatin me Feron: Hallall të qoftë vetëbesimi, të kam njohur akoma më fëmijë por ma ke rrit çmimin, unë dhe ato dy pare i ndaj me muzikantët

I ftuar në emisionin “Ora e mbrëmjes”, këngëtari Robert Berisha e preku dhe njëherë këtë temë, duke i sugjeruar Feros që të mos ketë shumë vetëbesim dhe të mos merret me njerëz më të mëdhenj se ai.
Featured image of article: Robert Berisha vijon debatin me Feron: Hallall të qoftë vetëbesimi, të kam njohur akoma më fëmijë por ma ke rrit çmimin, unë dhe ato dy pare i ndaj me muzikantët Fero, Robert Berisha

KOSOVE– Këngëtari i njohur, Robert Berisha, javën e kaluar u përfshi në një debat virtual me reperin Fero.

Ky i fundit u shpalli “luftë të hapur” reperëve MC Kresha, BimBimma dhe Lyrcial Son, duke i ftuar në një përballje hip hop-i.

Ndërkohë së fundmi, i ftuar në emisionin “Ora e mbrëmjes”, këngëtari Robert Berisha e preku dhe njëherë këtë temë, duke i sugjeruar Feros që të mos ketë shumë vetëbesim dhe të mos merret me njerëz më të mëdhenj se ai.

Hallall i qoftë çfarë vetëbesimi, shumë djalë i lezetshëm, kam ndenjur një herë me të, një koncert e kemi pasur në Zvicër para tri vitesh, edhe më fëmijë ka qenë. Mos u shtyj me të vjetër hiç mos me pas hite, mos u merr me çmime të të tjerëve. Ma kishte bërë çmimin 400-500 euro e s’di diçka dhe i thash: Ma paske rrit, se unë ato para i ndaj me dy muzikantët e mi”, ka thënë ndër të tjerash Roberti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej, ai ka shtuar se reperët si BimBimma, MC Kresha, Lyrical Son kanë karrierë aq sa ka vite Fero – duke shtuar se deklaratat e guximshme të reperit Fero janë vetëm fjalë dhe jo vepra.

BimBimma, Festimi, Mc Kresha në gjumë bëjnë rep, kanë përvojë sa ka vjet Fero. Por kjo është një lojë këta që e bëjnë, shyqyr këtu te ne që nuk gjuhen me armë si në Bronx, Neë York, se këtu nuk gjuhen me bo emër, po vetëm me fjalë kapak. Besomë që kur shihen në aeroplan përshëndeten me njëri-tjetrin: Si je a je mire?”, ka rrëfyer më tutje këngëtari Berisha.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment