Showbiz

Robert Berisha ‘transparent’, shuma e çmendur që ka marrë nga një dasëm: Shkoj deri në Amerikë, paguhem 10 mijë dollarë!

Por nuk flitet vetëm për shuma marramendëse, pasi ai ka deklaruar se ka pasur raste që ka shkuar të performojë edhe falas.
Featured image of article: Robert Berisha ‘transparent’, shuma e çmendur që ka marrë nga një dasëm: Shkoj deri në Amerikë, paguhem 10 mijë dollarë! Robert Berisha

TIRANË–  Këngëtari Robert Berisha ka folur lidhur me shumën e parave që është paguar gjatë koncerteve të tij, brenda dhe jashtë vendit. Sipas këngëtarit, shumë më e madhe që ka marrë ka qënë nga dasmat në Amerikë, ku edhe është paguar plot 10 mijë euro.

Por nuk flitet vetëm për shuma marramendëse, pasi në emisionin “Treshat” ai ka deklaruar se ka pasur raste që ka shkuar të performojë edhe falas.

PJESË NGA EMISIONI:

Bora Zemani: Ti fiton vetëm nga koncertet apo ke burime të tjera?

Robert Berisha: Vetëm nga koncertet.

Bora Zemani: Po nëse të ikën zëri?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Robert Berisha: Se kam menduar asnjëherë. Kam që 13 vjeç që merrem me muzikë. Jam punëtor dhe kam pasaportë amerikane fatmirësisht. Nëse ndodh diçka ia fus për Amerikë. Për punëtorin ka punë gjithmonë.

Bora Zemani: Sa paguhesh?

Robert Berisha: Shuma më e vogël që kam marrë është pa lekë fare, ndërsa shuma më e madhe është në Amerikë, i kam disa dasma atje dhe paguhem 10 mijë dollarë për një koncert.

Shiko minutën e 2-të

(k.m./dosja.al)

Shto Koment