Showbiz

‘Dua ta bëj me një mashkull’/ Robert Berisha zgjedh djalin më seksi shqiptar: E kam koleg, kam qejf kur i shoh të palestruar

Këngëtari Robert Berisha është shprehur se deklaratën e bëri thjesht për të provokuar duke mohuar zërat që qarkulluan ndaj tij.
Featured image of article: ‘Dua ta bëj me një mashkull’/ Robert Berisha zgjedh djalin më seksi shqiptar: E kam koleg, kam qejf kur i shoh të palestruar Robert Berisha dhe Ledri Vula

TIRANË- Këngëtari Robert Berisha ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me faktin që pas femra do të kishte dëshirë që të kishte një marrëdhënie me një mashkull.

Në fjalën e tij në emisionin “Treshat”, Berisha është shprehur se deklaratën e bëri thjesht për të provokuar duke mohuar zërat që qarkulluan ndaj tij.

“Në intervistën e fundit më janë bërë pyetjet më ngacmonin pa thënë mirëdita. Më thoshin Robert a je në një lidhje me dikë? Ngadalë të marrim frymë njëherë. Kështu që unë kam thënë nuk kam femër tani dua të provoj meshkujt. Kam qejf kur e shoh një mashkull të palestruar dhe kujdeset për veten. I shoh si meshkuj jo në atë mënyrë.”

I pyetur nga moderatorja Bora Zemani se kush ishte mashkulli më seksi shqiptar, Roberti nuk nguroi të thoshte emrin e kolegut të tij

“Ka shumë, shqiptarët janë racë e bukur. Në estradë e kisha veçuar mikun tim, Ledri Vulën,”-shtoi këngëtari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shiko minutën e 9-të

 

Disa javë më parë, i ftuar në emisionin “E diell”, Roberti u shpreh se tashmë kishte hequr “dorë” nga femrat dhe se po kërkonte një lidhje me meshkujt. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment