
TIRANË– Këngëtari Robert Berisha, ishte i ftuar ditën e djeshme në “E diell”, ku edhe sqaroi deklaratën e tij lidhur me gratë, e cila disa javë më parë bëri shumë bujë.
Gjatë intervistës së tij, Roberti shpjegoi se intervista ishte bërë në Brezovicë, dhe se gjatë rrugës për atje një shoku i tij i kishte treguar hallet e familjes duke e mbushur me shumë energji negative.
“Një djalë i mirë që e mbush frigoriferin me ushqim dhe gruaja e tij nget një makinë nga më të shtrenjtat dhe e kishte çuar në atë gjendje shokun tim, unë u preka aq fort dhe u mbusha me një energji negative. Ndoshta ka ndikuar muhabeti që bëmë rrugës,”-tha Roberti.
Berisha tërhoqi vëmendje pak ditë më parë me deklaratën e tij ku tha se nuk ka asgjë të keqe, nëse një mashkull ka dashnore dhe e lë gruan e tij në shtëpi. Madje ai shtoi se sa më shumë gabime bën në shtëpi gruaja, aq më shumë rritet numri i dashnoreve të mashkullit. Megjithatë disa javë më vonë në “E diell” ai kërkoi falje publike për deklaratën që kishte bërë.
(k.m./dosja.al)