Showbiz

‘Rob i dështum, gej është edhe Elton John’, plas sherri keq mes Noizyt dhe Olti Currit: Mbaro abetaren (FOTO)

Noizy ka ofenduar rëndë bloggerin e njohur, Olti Currin, i cili menjëherë i është përgjigjur
Featured image of article: ‘Rob i dështum, gej është edhe Elton John’, plas sherri keq mes Noizyt dhe Olti Currit: Mbaro abetaren (FOTO) Reperi, Noizy dhe bloggeri, Olti Curri.

TIRANË– Ditën e djeshme Olti Curri ironizoi bashkëpunimin e Noizyt me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj me një postim në Instagram. Por, mesa duket reperi i famshëm, Noizy është revoltuar keq me Oltin dhe i ka dedikuar një postim në rrjete sociale, ku thotë fjalë thumbuese për bloggerin.

“Olti Curri rob i deshtum nga jeta. S’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj eshte zgjedhja jote jo e imja, gjithsesi për studentat është me ulje firma Ilyrianbloodline që për 1 vit kam bërë më shumë seç do bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër Instagram me marr 50€. Paqe dhe dashuri vlla, të fala të gjitha portaleve tani. P.S. nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për të firmos një kontratë, por ti s’din çfarë janë kontratat, se je blogger,”- ka shkruar Noizy në një postim në Instagram.


Menjëherë pak këtij shkrimi ka reaguar Olti Curri, të cilit nuk i mungojnë përgjigjet ‘pikante’.

“Hahahaha Noizy e paska bo përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjërë e gjatë, por të mbarojë abetaren njëherë dhe pastaj kismet. Ato lekët në story çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket se po ma lyp, po nuk të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John meqë e kishe fiksim,”- i është përgjigjur Olti Curri.

Postimi i Olti Currit në InstaStory.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment