Blog

Riviera shqiptare, e ndaluar për popullin gjatë karantinës, kthehet në oaz për të pasurit. Pushtetarët dhe fëmijët e tyre shijojnë cepin e virgjër të Europës

Nje Shqiperi, ku ligji ben te fortin mbi qytetarin e thjeshte, dhe pezullon policet nga detyra pse nja 10-15 veta kane pozuar nga plazhi ende i paprekur nga oligarket, i Borshit. Dhe Shqiperine tjeter, ku ligjit, policit, tatimorit, i lejohet vetem ta shikoje me dylbi nga Qafa e Llogarase.
Featured image of article: Riviera shqiptare, e ndaluar për popullin gjatë karantinës, kthehet në oaz për të pasurit. Pushtetarët dhe fëmijët e tyre shijojnë cepin e virgjër të Europës Pamje nga jugu i vendit

E diela ishte nje dite karantine dhe izolimi per te gjithe shqiptaret, urdheruar nga kryeministri i vendit, si mase parandaluese kunder virusit covid19. Nisur nga ky urdher, pata mundesine sot ti beja nje monitorim pjeses me te bukur te bregdetit, Rivieres se Jonit.

Ne fakt pashe dy Shqiperi.

Nje Shqiperi te mrekullueshme, te etur per te pritur pushuesit, por te ndaluar me urdher nga larte, per shqiptaret.

Asnje biznes nuk lejohej te qendronte i hapur. Asnje qytetar, i ardhur nga Tirana, apo pjesa tjeter e vendit, nuk lejohej te vendoste cader ne breg te detit, e jo me te guxonte, te futej ne ujerat e kristalta te Jonit.

Nje Shqiperi, ku policia te bente gjemen, duke zbatuar me rreptesi detyren. Nje Shqiperi, ku ende policet e Borshit kishin gati 20 dite te pezulluar nga detyra, pasi disa artiste publikuan foto nga plazhi ndersa festonin ditelindjen e nje gazetari.

Ne Borsh, Qeparo, Porto Palermo, Llaman, Himare, Dhermi, Drimadhes, plazhet ishin te mbyllur per qytetaret dhe bizneset. Asnje cader apo shezllon, nuk mund te bente hije ne breg te detit, pasi policia te largonte menjehere, me pretendimin se po te ruante nga koronavirusi.

Ndersa nje kilometer me tej, poshte “Rrugeve te Bardha”, ndodhej Shqiperia tjeter.
Parajsa e te pasurve te ketij vendi. Aty ku oligarket, politikanet, qeveritaret, pushtetaret dhe femijet e tyre, shijonin cepin e fundit te virgjer te Europes. Pertej traut ne plazhin e Palases, hijeshonin vetura dhe fuoristradat luksoze. Parkingu perbri super resortit te biznesmenit Samir Mane, qe u nis per resort turistik, por perfundoi ne vila lluksi per eliten e pasur te vendit, dukej si panair markash prestigjioze te automobilave.

Cadrat dhe shezllonat e vendosur ne radhe, muzika nga baret ne kupe te qiellit, qindra te rinj, pinjolle te elites se vendit, festonin ne liri te plote. Syri i ligjit, urdheri i kryeministrit apo uniforma e policise, ishin te ndaluar nga keto ane.

Policia e dinte se nuk duhej te shkelte ne ate oaz parajse, per te kamurit e vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Restorantet dhe baret ishin plote edhe pse zyrtarisht dhe ligjerisht duhej te ishin mbyllur.

Ne plazhin e Dhrales apo Palases, askujt nuk i binte ndermend per koronavirusin, a thua se kush kalonte traun e resortit, imunizohej automatikisht nga covid19.

Qe te jem korrekt, nuk kam asgje pse miliarderet dhe te pasurit e ketij vendi, kushdo qofshin ata, politikane, biznesmene, apo narkotrafikante, shijojne bukurite e Shqiperise.
Me shqeteson fakti, qe kjo qeveri, ne menyre arbitrare, ka vendosur qe te kete dy Shqiperi.

Nje Shqiperi, te karantinuar dhe izoluar per popullin shqiptar. Dhe nje Shqiperi tjeter, per eliten politiko-ekonomiko-kriminale.

Nje Shqiperi, ku ligji ben te fortin mbi qytetarin e thjeshte, dhe pezullon policet nga detyra pse nja 10-15 veta kane pozuar nga plazhi ende i paprekur nga oligarket, i Borshit.
Dhe Shqiperine tjeter, ku ligjit, policit, tatimorit, i lejohet vetem ta shikoje me dylbi nga Qafa e Llogarase.

Nese covid19 eshte ashtu si na keni thene cdo dite, per tre muaj me radhe, nje virus qe nuk ben dallim hierarkie shoqerore, atehere ndajeni mendjen. Ose hiqini masat e izolimit per te gjithe shqiptaret, qe te shijojne bukurite e vendit te tyre.

Ose respektojini masat tuaja, njelloj per te gjithe, te pasur dhe te varfer te ketij vendi.
Nese Keshilli i Eksperteve anti-covid19, ka zbuluar se virusi te ben gjemen nga Ksamili deri ne Dhermi, atehere te na thote, pse ai nuk vepron ne Palase?!!!

*Titulli është redaksional

Shto Koment